Por, për t’u pajisur me leje për armëmbajtje, duhet plotësuar edhe disa kushte të tjera.
“Personi që dëshiron mu pajis me leje, duhet me i pas 21 vjet. Dhe së dyti, mu ai kërkon aftësimin dhe certifikimin për armë. Ndërsa ky është poligoni për me bo qitje” ka bërë të ditur Avni Vllahiu, i cili ka qindra armë në dyqanin e tij në Lebanë të Prishtinës, ka qindra armë.
Por për importimin e të gjithë këtyre armëve, thotë se u pajis me dokumentet e nevojshme.
E një gjë të tillë, duhet ta bëjnë edhe ata që e dëshirojnë blerjen e tyre.
“Së pari klienti që vjen për me ble armë, duhet me pas pëlqimin për blerje që është i lëshuar prej MPB që është pajisur në stacionin më të afërt në lagjen ku jeton. Pëlqimi që lëshohet duhet me pas një kategori. Armët të cilat në i importojmë, secila e ka një kategori në veti, duke filluar nga B1, C1, B4 e me radhë”, ka thënë Vllahiu.
Në një përgjigje për Tëvë1, nga Ministria e Punëve të Brendshme, kanë bërë të ditur se në vend qarkullojnë plot 36 mijë e 15 armë me leje.
Ndërsa kanë treguar se cilat janë procedurat për marrjen e këtij dokumenti.“Personi fizik që aplikon pajisje me leje për armë duhet t’i plotësojë këto kritere: 1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, apo i huaj me leje qëndrim të përhershëm; 1.2. të ketë mbushur moshën njëzetenjë (21) vjeçare, të vërtetuar me letërnjoftim apo dokument tjetër me fotografi të lëshuar nga MPB-ja; 1.3. vërtetimin e të kaluarës kriminale; 1.4. vërtetimin nga gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
Sipas kësaj ministrie, vetëm gjatë vitit 2021, janë lëshuar mbi 5 mijë e 500 leje për armëmbajtje.
Por, edhe numri i atyre që nuk po pajisën me këtë dokument, është i madh.“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se gjatë vitit 2021, Policia e Kosovës ka konfiskuar 1280 armë zjarri”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Në fund, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se numri i municionit të konfiskuar është mbi 42 mijë.
Raporti i gazetarit Fidan Zejnullahu.