TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kosova merr 38 milionë euro grant për rehabilitimin e hekurudhave në Kosovë

nga TËVË 1
9 Shkurt, 2023
0
A A
Kosova merr 38 milionë euro grant për rehabilitimin e hekurudhave në Kosovë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe udhëheqësi i Operacioneve të Bankës Evropiane për Investime për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Matteo Rivellini kanë nënshkruar sot marrëveshjen financiare shtesë për rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10 në Kosovë.

Sipas Ministrisë së Financave, marrëveshja në vlerë prej 38 milionë euro synon rehabilitimin e 139 km të linjës hekurudhore, përkatësisht në sinjalistikë dhe telekomunikacion.

“Ky projekt pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në rritjen e shpejtësisë së udhëtimit dhe ngritjen e kapaciteteve për pasagjerë dhe mallra. Gjithashtu, investimet në linjën hekurudhore pritet të çojnë në një zhvendosje modale nga transporti rrugor në atë hekurudhor, si dhe të kontribuojnë në ndërlidhjen dhe integrimin e transportit rajonal në Korridorin Orient/Lindje-Mesdhe”, thuhet në njoftim.

Në njoftim bëhet e ditur se projekti ka financim të siguruar në vlerë mbi 137 milionë euro, nga të cilat 56 milionë janë grant nga Korniza Investive e Ballkanit Perëndimor, si dhe kjo marrëveshje e ngrit financimin e siguruar për këtë projekt në mbi 175 milionë euro.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Murati ka deklaruar se:  “rruga hekurudhore 10 është një nga linjat hekurudhore më të rëndësishme që lidh Kosovën me vendet e tjera dhe rehabilitimi i saj mbetet një prioritet i kahershëm. Marrëveshja që ne po nënshkruajmë zyrtarisht sot është e një rëndësie të madhe për të siguruar që ne të jemi të lidhur me partnerët tanë tregtarë dhe për të siguruar lëvizshmërinë midis vendit tonë dhe rajonit”.

Ndërkohë, Rivellimi ka deklaruar se: “krijimi i infrastrukturës moderne, të qëndrueshme dhe efikase të transportit është një parakusht për marrëdhënie më të forta ekonomike dhe kushte më të mira jetese”.

Tags: Hekuran Muratimarreveshjenënshkrime
ShareTweet

Postime të ngjashme

OVL kundërshton ardhjen e Trëndafilovës/ A do t’i shkojë Kurti Osmanit në takim?

OVL kundërshton ardhjen e Trëndafilovës/ A do t’i shkojë Kurti Osmanit në takim?

Mbyllet kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut

Mbyllet kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut

Kusari – Lila beson që Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit

Kusari – Lila beson që Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit

Policia jep detaje për rastin me të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë

Bajrami: As LVV e as opozita e kaluar s’i kanë votat – propozimi i LDK-së mbetet alternativa e vetme

Bajrami: As LVV e as opozita e kaluar s’i kanë votat – propozimi i LDK-së mbetet alternativa e vetme

Krasniqi tregon qëndrimet që do t’i shpreh në takimin me presidenten

Krasniqi tregon qëndrimet që do t’i shpreh në takimin me presidenten

Dështon përpjekja e 15-të e konstituimit të Kuvendit

Dështon përpjekja e 15-të e konstituimit të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X