TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dy vitet e qeverisjes së Kurtit pa njohje të reja, analistët tregojnë arsyet

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Dy vitet e qeverisjes së Kurtit pa njohje të reja, analistët tregojnë arsyet

Janë bërë dy vite që kryeministri Albin Kurti është duke udhëhequr me vendin dhe gjatë këtyre dy viteve për shtetin e Kosovës nuk ka pasur njohje të reja.

Sipas analistëve politikë mungesa e njohjeve të reja lidhet me të metat në diplomacinë e jashtme dhe me procesin e dialogut.

Sipas tyre, mungesa e njohjes nga ana e Serbisë, e pamundëson që Kosova të ketë sukses në politikën e jashtme.

Njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku, tha se mungesa e njohjeve lidhet me dy aspekte.

Sipas tij, fajtor kryesor është moskoordinimi në politikën e jashtme nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Duke folur për marrëveshjen finale me Serbinë, Sadiku thotë se pesë vendet mosnjohëse vetvetiu shprehin interesim për ta njohur Kosovën.

“Në një formë ose në një tjetër mungesa e njohjeve për Kosovën ka qenë si rezultat i dy aspekteve. Në njërën anë ka pasur për justifikim mos koordinimin e politikës së jashtme nga vetë MPJ-ja ministrja Gërvalla dhe të njëjtën kohë ka pasur një abstenim të shteteve të ndryshme në botë për faktin se është parë si momentum final i arritjes së një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

Pas arritjes së kësaj marrëveshje konsideroj që do të ketë edhe vetvetiu njohjet qoftë nga 5 vendet e BE-së që se kanë njohur Kosovën dhe disa vendet e tjera që janë bashkëpunëtore të demokracive liberale”, tha ai.

Sadiku konsideron se riformatimi i kabinetit qeveritar është i nevojshëm, shkaku i siç thotë dështimit për të sjellë njohje të reja. Ai thotë se MPB-ja duhet të ndërrojë ministër.
Sadiku nuk e përjashton mundësinë që të ketë ndërrim të Qeverisë, me atë teknike.

“Unë kam besuar që më herët është dashur që të ketë në disa fusha riformatim të kabinetit qeveritarë, veçanërisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kemi pasur shumë defekte si në përfaqësimin në botën e jashtme. Tani pas ngjarjeve të fundit gjasat janë që mund të kemi një afat për zgjedhje të reja dhe nuk do ti mbetet kohë kësaj qeverie që të ketë riformatizim. Të njëjtën kohë mund të kemi një qeveri si opsion shtesë, një qeveri e cila mund të quhet e Unitetit Kombëtarë apo qeveri teknike e cila mund të përfaqësohet nga gjitha partitë politike në vend dhe më pas të kemi një konsensus për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, tha ai.

Edhe analisti politik Mazllum Baraliu, tha se mungesa e njohjeve lidhte me të metat e politikës së jashtme dhe me lobimin e shtetit serbë kundër njohjeve ndaj Kosovës.

“Gjithsesi që kemi të meta dhe gabime dhe pikërisht disa gabime që janë bërë në politikë të jashtme nga qeverisjet e më hershme kanë shkaktuar, sidomos dialogu i cili filloj si teknik dhe po vazhdon që 12 vite e ka mundësuar Serbisë që ta rikthej çështjen prapa. Serbia e ka plasuar duke dhënë miliona para që duke ju treguar të tjerëve që nuk duhet ta njohin Kosovën madje duhet edhe ta çnjohin për arsye se ne jemi në proces negociator, ky është faktori kryesorë”, tha ai.

Baraliu po ashtu tha se këto gabime në diplomacinë e jashtme kanë shkaktuar problemet edhe me Serbinë si dhe më bashkësinë ndërkombëtare.

“Sigurisht gabimet e një diplomacie e jona e cila përmes Ministrisë së Jashtme dhe institucioneve të tjera ka qenë e pa denjë që të krijoj një shkollë diplomatike dhe të zhvilloj një diplomaci në nivel për të ju kundërvënë Serbisë, janë gabimet tona jo vetëm në fushën e diplomacisë por edhe në fusha të tjera prandaj i kemi këto pasoja edhe më Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare”, tha ai./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

Misini: Fajtori kryesor për mosheqjen e akcizës është Kurti

Misini: Fajtori kryesor për mosheqjen e akcizës është Kurti

Pas 16 vitesh bie Orban, analistët thonë se pritet ndikimi më i madh në Serbi

Pas 16 vitesh bie Orban, analistët thonë se pritet ndikimi më i madh në Serbi

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

Peticioni për krerët e UÇK-së arrin 100 mijë nënshkrime, OVL kritikon institucionet

59 vjeçari vdes në vendin e punës – Bie nga kati i gjashtë i një ndërtesë në Ferizaj

59 vjeçari vdes në vendin e punës – Bie nga kati i gjashtë i një ndërtesë në Ferizaj

LDK kritikon Qeverinë për rikthimin e reduktimeve të energjisë dhe keqmenaxhimin e sektorit energjetik

Azemi thotë se pasi kanë nisur hetimet për njehsorët elektrikë, ka filluar ndërrimi i tyre duke u fshehur provat

Arsim Abazi nuk është më trajner i Dinamos nga Ferizaj

Arsim Abazi nuk është më trajner i Dinamos nga Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën