Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Ambasada e Italisë ka theksuar rëndësinë që të gjitha palët dhe aktorët në Kosovë dhe në rajon të respektojnë aktgjykimin dhe procesin gjyqësor.
Megjithatë, Ambasada ka rikujtuar se aktgjykimi i shkallës së parë mund t’i nënshtrohet ankesës, në përputhje me procedurat e përcaktuara me ligj.
“Italia rithekson mbështetjen e saj për mandatin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në sigurimin e drejtësisë përmes procedurave gjyqësore të pavarura dhe të paanshme”, thuhet në reagim.
Në reagimin e saj, Italia ka përsëritur gjithashtu mbështetjen e saj për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke e cilësuar atë si një qëndrim të kahershëm dhe të palëkundur./teve1.info/







