TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Historiania Vukushiq: Këto dënime të Speciales janë goxha të larta krahasuar me gjykatat e tjera për krime të ngjashme

by teve1
42 minuta ago
0
A A
Historiania Vukushiq: Këto dënime të Speciales janë goxha të larta krahasuar me gjykatat e tjera për krime të ngjashme

Historiania nga Universiteti i Utrehtit në Holandë dhe njohësja e proceseve gjyqësore për krimet e kryera në ish-Jugosllavi, Iva Vukushiq, ka thënë se dënimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte me dënime që shkojnë nga 13 deri në 25 vjet burgim – është goxha i lartë krahasuar me dënimet e gjykatave të kaluara për këto krime.

“U befasova kur Prokuroria kërkoi 45 vjet burgim dhe mendoj se këto dënime janë mjaft të larta krahasuar me gjykatat e tjera për këto krime. Por, tani është mundësia për ankesë në Apel, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Vukushiq për Radion Evropa e Lirë.

Vukushiq – me prejardhje nga Kroacia e cila e ka studiuar thellësisht procesin e Tribunalit të Hagës – thekson se ky vendim i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë nuk mund ta vërë në pyetje ligjshmërinë e luftës së Kosovës për pavarësi.

Në përmbledhjen e aktgjykimit, gjykatësi kryesues Charles Smith, tha se Dhomat e Specializuara përballin me përgjegjësi penale të dënuarit vetëm për krime që ata i kanë kryer individualisht dhe se UÇK-ja nuk po gjykohej, edhe pse tha se ata kishin qëllimi të përbashkët kriminal.

Vukushiq nënvizon se në këtë gjyq u gjykuan individë dhe jo UÇK-ja.

“Gjykim penal i këtij lloji ka të bëjë gjithmonë me individë. Gjithmonë. Me njerëz të caktuar, viktima të caktuara, ditë të caktuara. Me krime të caktuara”, thekson ajo.

Sipas saj, njerëzit do ta interpretojnë “ashtu siç duan, do ta politizojnë, do ta manipulojnë, dhe viktimat dhe familjet e tyre ndoshta nuk do të përfitojnë nga asnjëra prej këtyre gjërave… Por gjykimi ka të bëjë me atë që kanë bërë këta njerëz, dhe vetëm me këtë”.

“Bëhet fjalë për një grup të kufizuar krimesh të pretenduara nga Prokuroria, për të cilat gjyqtarët duhej të merrnin një vendim, bazuar në prova dhe në ligj. A i provoi Prokuroria pretendimet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm në lidhje me këta individë? Ky ishte detyra, asgjë më shumë, dhe kjo është ajo që morëm”, shton Vukushiq.

Lidhur me ndikimin e mundshëm të aktgjykimit, Vukushiq shton se “unë e kam shumë të vështirë të parafytyrojë se, 30 vjet pas luftërave në ish-Jugosllavi, shumë njerëz në rajon do ta ndryshojnë mendim për atë që tashmë mendojnë për ato ngjarje, ata aktorë dhe ato krime të 30 vjetëve më parë”.

“Këto narrativa janë kryesisht të përcaktuara tashmë. Politikanët dhe institucionet kombëtare janë kujdesur për këtë”, sipas saj.

Krime të ngjashme janë gjykuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, përfshirë edhe rastet ndaj komandantëve të UÇK-së, vite më parë, argumenton ajo.

“Nuk mendoj se kjo do të ndryshojë mendimin e shumë njerëzve. Kjo ndoshta do të politizohet, edhe pse kryetari i trupit gjykues tha qartë: ky është një proces i ngushtë juridik – ky proces nuk ka të bëjë me UÇK-në në tërësi, as me statusin e Kosovës sot, apo me ndonjë gjë të tillë”, thotë Vukushiq.

Pas aktgjykimit, avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre-Richard Prosper tha se NATO-ja dhe Departamenti amerikan i Shtetit duhet ta shqyrtojnë këtë aktgjykim “sepse gjykata tha se partneri i tyre, UÇK-ja, ishte ndërmarrje kriminale”.

Por, sipas Vukushiqit, Prosper po “përpiqet ta politizojë hapur këtë çështje dhe të nxisë trysni politike, dhe kjo nuk është e shëndetshme dhe nuk duhet të lejohet”.

“NATO-ja dhe SHBA-ja nuk duhet të kenë asnjë rol në atë që ndodh në këtë, apo në çfarëdo salle gjyqi në Hagë”, shton Vukushiq.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara thanë se e respektojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe u bënë thirrje të gjitha palëve që ta pranojnë vendimin e gjykatës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Protesta në Prishtinë, dy persona u shoqëruan në polici, njëri u ndalua për 48 orë

Protestuesit shpërndajnë ujë për Policinë e Kosovës, e cila po e ruan objektin e Qeverisë

Protestuesit shpërndajnë ujë për Policinë e Kosovës, e cila po e ruan objektin e Qeverisë

Gashi,Mexhiti e Kasami reagojnë pas aktgjykimit në Hagë

Gashi,Mexhiti e Kasami reagojnë pas aktgjykimit në Hagë

Ambasada e Italisë: Të respektohet verdikti i Hagës, aktgjykimi mund të apelohet

Emisioni “Info Nata” 16.09.2026

Emisioni “Info Nata” 16.09.2026

Historiania Vukushiq: Këto dënime të Speciales janë goxha të larta krahasuar me gjykatat e tjera për krime të ngjashme

Historiania Vukushiq: Këto dënime të Speciales janë goxha të larta krahasuar me gjykatat e tjera për krime të ngjashme

Ambasada e Italisë: Të respektohet verdikti i Hagës, aktgjykimi mund të apelohet

Ambasada e Italisë: Të respektohet verdikti i Hagës, aktgjykimi mund të apelohet

Tragjedi në Shtime, gruaja 46-vjeçare ndërron jetë pasi bie nga kati i tretë i një ndërtese

Vdes 21-vjeçarja, e cila u godit nga vetura në Vlashnje të Prizrenit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën