TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vitia dhe Aliu dakordohen për përfundimin e Spitalit Regjional të Ferizajt dhe QKMF-së së re

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Vitia dhe Aliu dakordohen për përfundimin e Spitalit Regjional të Ferizajt dhe QKMF-së së re

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar Komunën e Ferizajt, me ç’rast është takuar me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu.

Pas takimit, kryetari Aliu u ankua se shëndetësia e Ferizajt është me kapacitete të kufizuara, edhe me spitale, edhe me resurse humane.

Mirëpo, sipas tij, lajmi i mirë për këtë komunë është se do të përfundojë ndërtimi i Spitalit Regjional të Ferizajt dhe i QKMF-së së re, “çështje që kanë mbetur të papërfunduara” e të cilat ai i cilësoi si padrejtësi për Ferizajn.

“Ferizaj vazhdon të ketë një situatë të tillë edhe sot, pavarësisht se në kohën e pandemisë e kemi menaxhuar me sukses falë bashkëpunimit të të gjitha niveleve të shëndetësisë, primar, sekondar dhe terciar, por Ferizaj mbetet me 3400 m2 të spitalit regjional të Ferizajt. Ju e dini tashmë historinë e fillimit të ndërtimit të spitalit që ka ngecur dhe pikërisht sot me ministrin i trajtuam temat që kanë të bëjnë me përfundimin e çështjeve që kanë mbetur të papërfunduara e që padyshim është një lloj padrejtësie që ka pasur në historinë e tij, me ndërtimin e spitalit që iu ka bërë Ferizajt”, tha i pari i Ferizajt.

“Lajmi i mirë është se jemi dakorduar për dy çështje jetike për Ferizajn, ndërtimi i Spitalit Regjional të Ferizajt dhe ndërtimi i QKMF-së së re. Jemi dakorduar që këto çështje të mbyllen si procese”, tha ai.

Aliu tha se spitali dhe QKMF-ja duhet të mbështeten edhe me stafin adekuat.

Ndërsa, ministri Vitia tha se punimet do të fillojnë sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që të zgjidhet ky problem.

“Është në vijë buxhetore, nuk ka qenë lehtë as për mua. Në 2020 kur kam ardhur ka qenë ky problem në tavolinën time, e përmenda edhe në 2021 njësoj. Kjo është arsyeja pse jemi sot këtu, menjëherë kanë filluar disa procedura sepse për shkak të reshjeve, të kohës, spitali ishte tash nën dhe kemi filluar menjëherë si ministri që njëherë ta zbrazim ujin” tha Vitia.

“Sa më shpejt që është e mundur do të fillojnë punimet, apo do të vazhdojnë në fakt punimet në ndërtesën aktuale” tha Vitia.

Pas vizitës në komunë, ministri Vitia ka vizituar Spitalin Rajonal dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën një person në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën një person në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën