TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK-ja pas takimit për Asociacionin: Inkurajojmë Qeverinë për marrëveshje me njohje reciproke

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
PDK-ja pas takimit për Asociacionin: Inkurajojmë Qeverinë për marrëveshje me njohje reciproke

Foto ilustruese

Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se mbështet dhe inkurajon Qeverinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë me njohjen reciproke në qendër.

Kështu u deklarua PDK-ja pas takimit në Ambasadën amerikane për çështjen e Asociacionit.

Sipas PDK-së, qëndrimet e tyre për dialogun janë të qarta, publike dhe konsistente.

“Partia Demokratike e Kosovës sot i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për takim të përbashkët me përfaqësues të Qeverisë, partive politike dhe shoqërisë civile. PDK vlerëson lartë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha fazat më të rëndësishme të vendit, nga çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi. Qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me dialogun janë të qarta, publike dhe konsistente. Rrjedhmisht, PDK në vazhdimësi i ka dhënë mbështetjen e nevojshme dhe e ka inkurajuar Qeverinë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme, me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në komunikatë, përcjell teve1.info.

Nga PDK-ja kanë thënë se do të japin gjithmonë kontributin kur është në pyetje interesi i shtetit dhe qytetarëve.

“Partia Demokratike e Kosovës do të jap gjithmonë kontributin e saj aktiv kur në pyetje është interesi i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës”, thuhet më tej në njoftim.

Sot është mbajtur takimi i thirrur nga Ambasada amerikane në Prishtinë, ku u diskutua për Asociacionin.

Pas këtij takimi, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier u është shprehur mirënjohës palëve të pranishme për pikëpamjet e tyre të treguara, teksa theksoi se duhet të zbatohen të gjitha angazhimet e dialogut.

Në këtë takim të pranishëm ishin ambasadori britanik, Nicholas Abbott si dhe shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Po ashtu morën pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, si dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Zyra e Kryeministrit u përfaqësua nga shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi. Zyra e Kryeparlamentarit nga shefi i stafit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërqeli. Ndërsa, nga Presidenca ishte Blerim Vela. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dënohet me 20 vjet burgim gruaja që vrau kunatin në Prishtinë

Të shtëna me armë në Deçan, arrestohen tre persona të dyshuar

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Shtirej si zyrtar i AKI-së dhe i kërkonte para një personi me premtimin për punësim, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Qeveria dërgon një kontingjent të FSK-së në një operacion humanitar në Shqipëri

Nesër betohen rekrutët e rinj të FSK-së

BE i reagon Serbisë për deklaratat e Daçiqit dhe Jovanoviqit për Kosovën

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Arrestohet një grua në dyshimin për falsifikim të autorizimit dhe shitjen e dy pronave të xhaxhait

Vrasja e rëndë në Klinë të Pejës për çështje pronësore, prokuroria ngrit aktakuzë

Vrasja e rëndë në Klinë të Pejës për çështje pronësore, prokuroria ngrit aktakuzë

Policia me aksion të gjerë në veri të Mitrovicës, bashkë me Doganën dhe ATK-në

Policia me aksion të gjerë në veri të Mitrovicës, bashkë me Doganën dhe ATK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën