TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çështja e themelimit të Asociacionit, sot prezantohet një draft-statut nga FES

Çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ditëve të fundit është bërë temë kryesore.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Çështja e themelimit të Asociacionit, sot prezantohet një draft-statut nga FES

Si rrjedhojë e kësaj, sot Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES), do të prezantoj një draft-statut për Asociacionin i cili është i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).

“Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë do të prezantojë dhe diskutojë rezultatin e punës sonë për një draft statut për një “Asociacion të Komunave në Republikën e Kosovës në të cilën komuniteti serb i Kosovës është shumicë”, të hartuar në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP)”, thuhet në njoftimin e FES.

Draf-statutin që Fondacioni Friedrich Ebert do ta prezantoj sot, ditë më parë është publikuar në medie.

Dokumenti përmban 18 nene ndërsa që në nenin e parë theksohet se Asociacioni është një entitet legal i themeluar në bazë të Kushtetutës dhe sistemit ligjor të Republikës së Kosovës.

Në fillim të këtij dokumentit të propozuar nga FES thuhet se ky mekanizëm themelohet në bazë të Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë të Parimeve për Normalizimi i Marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Ndërkohë, në nenin e parë të këtij draft statuti është vënë një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme.“Asociacioni/Bashkësia është si subjekt juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Republikës së Kosovës” thuhet në nenin e parë të këtij dokumenti.

Në këtë draft është paraparë edhe struktura organizative e Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe, që për organ më të lartë ka Kuvendin e Asociacionit.

Në këtë draft janë paraparë edhe kompetencat që do të ketë Asociacioni në fushën në të gjitha fushat.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Bien çmimet e naftës në Kosovë, publikohen tarifat e reja të derivateve

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Vdes në QKUK i aksidentuari në fshatin Llugë të Podujevës

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën