TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Drita numëron një mori vërejtje për Draftstatutin e FFK-së, vlerëson se procesi ka shkelje serioze!

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Drita numëron një mori vërejtje për Draftstatutin e FFK-së, vlerëson se procesi ka shkelje serioze!

FC Drita përmes një komunikate të lëshuar të martën mbrëma, ka paraqitur vërejtje të shumta në Draft Statutin e Federatës së Futbollit te Kosovës, për të cilin do të votohet në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të FFK-së të premtën. Komunikata e lëshuar nga klubi gjilanas është e aksionarëve të skuadrës, Valon Murseli e Flamur Bunjaku.

Te Drita e kanë vlerësuar se i gjithë procesi ka shkelje serioze të proceduarave statutare dhe ligjore, dhe klubi gjilanas u ka bërë thirrje një ashtu edhe delegatëve të FFK-së që të jenë me mend në kokë se çfarë do të votojnë. Federata e Futbollit te Kosovës nuk është pajisur ende me licencë nga MKRS-ja, dhe njëra prej kërkesave që duhet ta përmbushin është ndryshimi në statut, dhe për këtë arsyeje është thirrur edhe Kuvendi i Jashtëzakonshëm nga vetë KE i FFK-së.

Klubi gjilanas pretendon se Draftstatuti është në kundërshtim të plotë me Statutin aktual dhe se ai nuk është dorëzuar me kohë te delegatët për shqyrtim.

“Ky Draft Statut nuk i përmbush kriteret e kërkuara nga MKRS-ja. Përkundrazi vetëm sa thellon edhe më shumë shkeljet ligjore, mospërmbushjet e rekomandimeve të kërkuara nga MKRS-ja”, ka shkruar Drita, që më pas ka rreshtuar edhe nëntë vërejtje të tjera në dokumentin e propozuar nga FFK-ja.

Sipas komunikatës, ka kundërthënie mes neneve; nuk është përfshirë përfaqësimi i lojtarëve në Kuvend; dokumenti bie ndesh me parimet juridike për kuorum; Draftstatuti pamundëson emrat e lavdishëm të futbollit të kandidojnë për pozita në FFK nëse nuk janë të angazhuar në federatë në pesë vjetët e fundit; është në kundërshtim me Statutin e UEFA-s dhe FIFA-s; është në kundërshtim me rekomandimet e MKRS-së…

“Të nderuar sportdashës, juristët e angazhuar nga FC Drita kanë përgatitur propozim amendamentet në Draft Statutin e FFK-së, por federata ka pamundësuar afatet statutare për të dorëzuar këto amendamente. Ftojmë të gjitha klubet që të konsultohen me juristë dhe të japin vërejtjet e tyre rreth Draftstatutit dhe të respektojmë çdo rekomandim të MKRS-së”, shkruan në komunikatën e Dritës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Ndeshja Kosovë-Turqi, një biletë në tregun e zi deri në 500 euro

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës

LDK: Ekspozita cenon dinjitetin e viktimave dhe deformon të vërtetën, mbështetja e Kuvendit skandaloze

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Aksident trafiku mes dy automjeteve në Lupç të Podujevës, s’ka të lënduar

Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

Haxhiu shpreh keqardhje për situatën me ekspozitën: Do të forcojmë mekanizmat e vlerësimit

PDK mban konferencë për media

PDK e quan skandaloze ekspozitën, kërkon hetim dhe përgjegjësi institucionale

FDHK: Në Dubravë s’u vranë persona të armatosur shqiptarë, ekspozita paraqet të dhëna të pasakta

FDHK: Në Dubravë s’u vranë persona të armatosur shqiptarë, ekspozita paraqet të dhëna të pasakta

Indonezia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Indonezia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

​Operacioni “Night Clubs” në Tiranë, 9 të arrestuar për shpërndarje droge në lokale nate

​Operacioni “Night Clubs” në Tiranë, 9 të arrestuar për shpërndarje droge në lokale nate

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën