TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SBASHK-u kërkon nga Qeveria 100 euro shtesë, që nga muaji prill

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
SBASHK-u kërkon nga Qeveria 100 euro shtesë, që nga muaji prill

Përmes një komunikate për medie, SBASHK-u i drejtohet Qeverisë duke thënë se “pagat nuk kanë lëvizur me vite e çmimet po ngriten çdo ditë”.

Sindikata thotë se ngritja e çmimeve për produktet elementare, po dobëson fuqinë blerëse të pagave që aktualisht marrin pjesa më e madhe e të punësuarve në arsim.

“SBASHK duke respektuar zërin e anëtarësisë që nga çerdhet e deri në universitete, por edhe në kulturë, i është drejtuar Ministres Nagavci që ajo ta ngrit në Qeveri dhe të aprovohet kërkesa e SBASHK-ut që nga muaji prill një shtesë prej 100 euro mbi pagat aktuale për të gjithë të punësuarit në sistemin arsimor dhe në shkencë e kulturë dhe kjo të vlej deri në kohën kur Ligji i pagave, pas dakordimit e marrëveshjes me SBASHK-un dhe sindikatat tjera të aprovohet dhe të nis së zbatuari.”, thuhet në komunikatë.

Sipas SBASHK-ut, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, do të marrin vendime sindikale, pa përjashtuar grevat.

Komunikata e plotë:

Medieve të shkruara e elektronike

SBASHK –Oj Qeveri pagat nuk kanë lëvizur me vite e çmimet ngritën çdo ditë

Qeveria e Kosovës edhe tani kur çmimet e artikujve elementar vazhdojnë të shënojnë rritje duke e dobësuar shumë fuqinë blerëse të pagave që aktualisht marrin pjesa më e madhe e të punësuarve në sektorin e arsimit, por edhe në sektorë të tjerë, vazhdon me avazin e vjetër duke fajësuar të tjerët në Kosovë, apo situatat e krizës a në tregjet ndërkombëtare.

Në situatën, që sa vjen e vështirësohet, familjet që nuk kanë as edhe një të punësuar dhe ato me paga të ulëta po ngulfatën duke u zhytur në varfëri e skamje ekstreme, por me këto ngritje marramendëse e të përditshme të çmimeve edhe familjet që kishin paga pak më të larta kanë nisur të rrëshqasin drejt varfërisë e skamjes. Qeveria vazhdon me vlerësimet e me deklaratat pa bërë as edhe një veprim konkret për të ndihmuar punëtorët e arsimit dhe gjithë të tjerët në përballje me situatën tepër të rënduar nga gjithë këto ngritje të çmimeve të artikujve elementar jetësor.

SBASHK duke respektuar zërin e anëtarësisë që nga çerdhet e deri në universitete, por edhe në kulturë, i është drejtuar Ministres Nagavci që ajo ta ngrit në Qeveri dhe të aprovohet kërkesa e SBASHK-ut që nga muaji prill një shtesë prej 100 euro mbi pagat aktuale për të gjithë të punësuarit në sistemin arsimor dhe në shkencë e kulturë dhe kjo të vlej deri në kohën kur Ligji i pagave, pas dakordimit e marrëveshjes me SBASHK-un dhe sindikatat tjera të aprovohet dhe të nis së zbatuari.

Kjo nuk ka ndodhur ende dhe prandaj pakënaqësitë në tërë sektorin e arsimit e të kulturës sa vijnë e shtohen dhe këto mund të rezultojnë së shpejti edhe me veprime sindikale, pa përjashtuar edhe grevat.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova kërkon qasje në arkivat e Brigadës së 37-të dhe rikthim të gërmimeve

Kosova kërkon qasje në arkivat e Brigadës së 37-të dhe rikthim të gërmimeve

Ligjet e vjetra dhe mungesa e databazës pengojnë hetimin e krimeve të luftës në Kosovë

Ligjet e vjetra dhe mungesa e databazës pengojnë hetimin e krimeve të luftës në Kosovë

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë gjatë muajit maj

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë gjatë muajit maj

Për 24 orë u ngritën 97 aktakuza ndaj 114 personave brenda 24 orëve

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë për shitblerje të narkotikëve

Kosova kërkon qasje në arkivat e Brigadës së 37-të dhe rikthim të gërmimeve

Kosova kërkon qasje në arkivat e Brigadës së 37-të dhe rikthim të gërmimeve

Rama nis vizitën zyrtare në Paris, pritet nga Macroni në Pallatin Elysee

Rama nis vizitën zyrtare në Paris, pritet nga Macroni në Pallatin Elysee

Ligjet e vjetra dhe mungesa e databazës pengojnë hetimin e krimeve të luftës në Kosovë

Ligjet e vjetra dhe mungesa e databazës pengojnë hetimin e krimeve të luftës në Kosovë

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë gjatë muajit maj

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë gjatë muajit maj

Për 24 orë u ngritën 97 aktakuza ndaj 114 personave brenda 24 orëve

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë për shitblerje të narkotikëve

Sistemi klimatik në rajon i paqëndrueshëm, apelohet për koordinim më të madh mes agjencive hidrometeorologjike

Sistemi klimatik në rajon i paqëndrueshëm, apelohet për koordinim më të madh mes agjencive hidrometeorologjike

Afër tre mijë tonë mbetje largohen nga deponitë ilegale në Kosovë

Afër tre mijë tonë mbetje largohen nga deponitë ilegale në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën