Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, reragoi më lidhje me ndryshimet e ligjit për Gjykatën Speciale
“Imagjino, e kapën deputetin e moshuar, profesorin, e gjuajtën për të mos e lënë të dilte sipas tyre pa e votuar Ligjin. Pastaj thanë se nëse nuk do të votohej nuk do të përfundonte pa gjak kjo punë. Pastaj thanë se shumë ishin të armatosur e me bomba atë natë. Vetëm e vetëm që Ligji të votohej. Dhe sot dalin në konferencë thonë shiheni se mos ka ndonjë gabim në ligj e mos po duhet me e kthyer mbrapsht. Edhe sa herë duhet të përfundojnë këta njerëz në fjalët e VETËVENDOSJE!-s: Mos u ngutni. Shikojeni mirë etj”, shkroi në Facebook, deputetja Kryeziu.







