TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Avokati i ushtarit: Ishte bllokuar nga një turmë e serbëve, veprimet e tij ishin në vetëmbrojtje

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Avokati i ushtarit: Ishte bllokuar nga një turmë e serbëve, veprimet e tij ishin në vetëmbrojtje

Ai tregon se dy ditë më parë, ushtari i FSK-së është vetëmbrojtur dhe nuk ka drejtuar armën në drejtim të personave të plagosur. Po ashtu, Ferati thekson se Kurtaj ishte bllokuar nga turma e serbëve dhe kishin filluar ta sulmojnë, për çka ka përdorur armën e tij personale.

Pas seancës dëgjimore, avokati Naim Ferati thotë se ka kundërshtuar pretendimet e prokurorisë, për të cilat është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Sot është mbajtur seanca dëgjimore lidhur me rastin që përfaqësoj unë të mbrojturin tim, ku Prokuroria e Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit. Ne në cilësinë e mbrojtjes kemi kundërshtuar pretendimet e prokurorisë, për arsyeje se janë të pabazuara për të vërtetuar gjendjen faktike dhe faktin që i mbrojturi im ka kryer veprën penale për të cilën pretendon Prokurori i Shtetit”, tregon ai.

Më tej, ai tregon se çfarë ndodhi të premten në mbrëmje, ku Kurtaj kishte plagosur dy të rinj serbë.

“Vepra apo rasti, ngjarja ka ndodhur në rrethana të vetëmbrojtjes, ku i njëjti duke udhëtuar për në Brezovicë, papritmas është bllokuar nga një turmë e njerëzve ku nga të njëjtit edhe ka filluar sulmi i papritur dhe në mbrojtje të nevojshme është detyruar për të shmangur sulmin dhe për t’u liruar nga ajo hapësirë ku ishte dhe shtin me armë në drejtim të tokës, por asnjëherë nuk është drejtuar arma në drejtim të personave. Dhe gjitha veprimet që janë kryer, janë në vetëmbrojtje, nuk ka asnjë element tjetër që është pretenduar deri më tash”, deklaron mbrojtja e pjesëtarit të FSK-së.

Po ashtu, ai bën të ditur se Kurtaj, i cili është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka shtënë me armë personale.

“Me armë personale të cilën e kishte me vete në posedim, nuk kishte asnjë motiv as etnik, as motiv për kryerjen e veprës penale, por kjo ishte një ngjarje e rastit që ndodhi aty për aty me qëllim që të vetëmbrohet… Tash pritet brenda ditës që të merret vendimi, bëhet publik përmes uebfaqes së gjykatës”, përfundon ai. /kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

A e pranon LVV Abdixhikun president? Rrustemi: Vendosin rrethanat

A e pranon LVV Abdixhikun president? Rrustemi: Vendosin rrethanat

Rrustemi: Opozita po bllokon zgjedhjen e presidentit, nuk pranon rezultatin e 28 dhjetorit

Rrustemi: Opozita po bllokon zgjedhjen e presidentit, nuk pranon rezultatin e 28 dhjetorit

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Seancë me dyer të mbyllura në rastin Banjska?

Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës

PSG kalon tutje, eliminon Liverpoolin

PSG kalon tutje, eliminon Liverpoolin

“Info Nata”- 14.04.2026

“Info Nata”- 14.04.2026

Barcelona fiton dhe eliminohet nga Championsi

Barcelona fiton dhe eliminohet nga Championsi

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Seancë me dyer të mbyllura në rastin Banjska?

Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën