Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se gruaja ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Sipas PK-së, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 02.01.2023 – 10:15. Janë shoqëruar në stacionin policor burrë e grua kosovarë, pasi që janë rrahur në mes veti. E lënduara ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Teve1.info/