TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Franca kërkon që shtetet e BE-së të vendosin masa ndaj udhëtarëve kinezë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Franca kërkon që shtetet e BE-së të vendosin masa ndaj udhëtarëve kinezë

Parisi veçse ka marrë një vendim të tillë, pasi në Kinë – vendi ku për herë të parë u detektua koronavirusi në fund të vitit 2019 – ka shpërthyer një valë e re infektimesh.

Vetëm Italia dhe Spanja kërkojnë test negativ nga 27 shtetet e bllokut.

Javën e kaluar, zyrtarët shëndetësorë të BE-së dështuan të pajtohen që të marrin një vendim unanim për vendosjen e masës për test negativ për udhëtarët nga Kina.

Por, javën e ardhshme pritet të zhvillohen bisedime të reja për këtë çështje.

Që nga e diela, Franca kërkon nga të gjithë udhëtarët nga Kina që të paraqesin test negativ për COVID-19, të kryer brenda 48 orësh para nisjes nga Kina. Po ashtu, Parisi do të testojë në mënyrë rastësore udhëtarët kinezë.

“Franca do të kërkojë që kjo metodologji të aplikohet në mbarë BE-në”, tha ministri francez i Shëndetësisë, François Braun, që së bashku me ministrin e Transportit, Clement Beaune, shikuan se si kjo masë po aplikohej në aeroportin Charles de Gaulle në Paris.

I pyetur nëse udhëtarët kinezë të infektuar me COVID që udhëtojnë drejt ndonjë shteti tjetër të BE-së, do të mund të udhëtojnë drejt Francës pa kaluar kontrolle, Baune tha: “Prandaj ne duhet të koordinohemi [në mbarë BE-në] që të jemi më efikas”.

Pasi kishte mbajtur të mbyllur kufijtë për pothuajse tre vjet dhe masa të tjera të ashpra, Pekini më 7 dhjetor njoftoi për lehtësimin e masave kundër koronavirusit. Por, Kina që atëherë është përballur me një valë të re infektimesh. /rel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani kryen sulme ndaj bazave amerikane në shtetet e Gjirit

Irani kryen sulme ndaj bazave amerikane në shtetet e Gjirit

Çmimet e naftës në nivelin më të ulët që nga dhjetori 2021

Çmimet e naftës së papërpunuar Brent sot u rritën rreth 5%

Zjarr në një bar në Bangok, të paktën 27 të vdekur

Zjarr në një bar në Bangok, të paktën 27 të vdekur

ShBA njofton për sulme të reja ndaj Iranit, u goditën dhjetëra objektiva

ShBA njofton për sulme të reja ndaj Iranit, u goditën dhjetëra objektiva

Prokuroria  në Pejë ngrit aktakuzë ndaj një oficeri korrektues  për marrje ryshfeti

Prokuroria në Pejë ngrit aktakuzë ndaj një oficeri korrektues për marrje ryshfeti

Haliti: PDK ka bërë program t’i shërbejë Kosovës, jo Sami Lushtakut

Haliti: PDK ka bërë program t’i shërbejë Kosovës, jo Sami Lushtakut

Dirk Schübel përfaqësues Special i BE-së për Kosovën

Dirk Schübel përfaqësues Special i BE-së për Kosovën

Rritet numri i të prekurve me HIV – 6 të vdekur

QKUK: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore nga helmimi në ushqim

ESPN për Granit Xhakën: Është ikonë e futbollit zviceran, mund të mos luajë më në Botëror

ESPN për Granit Xhakën: Është ikonë e futbollit zviceran, mund të mos luajë më në Botëror

Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë me sukses trajnimin e zhytjes në Shqipëri

Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë me sukses trajnimin e zhytjes në Shqipëri

Behrami: Kurti dëshiroi garë për presidentin, jo marrëveshje

Behrami thotë se është paditur nga Gërvalla

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën