TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Viti 2022 konsiderohet i vështirë nga rritja e çmimeve dhe mos ngritja e pagave

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Qytetarët bëhen gati për Bajram, ankohen për rritje të çmimeve

Autor: Donarta Paloji – Selmani

Viti 2022 nuk ishte aspak i lehtë për qytetarët e Kosovës, e as për mbarë popullin në botë.

Lufta në Ukrainë, rritja e çmimeve të produkteve elementare, mos ngritja e pagave e kanë bërë jetën e qytetarëve të Kosovës më të vështirë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit sipas të cilit, ka pasur rritje të çmimeve për 0,3 për qind në muajin nëntor, në krahasim me muajin paraprak.

Në Kosovë gjatë vitit 2022 ngritje të dukshme kanë pasur produktet elementare, e madje karshi kësaj situate është kërkuar edhe tërheqja e mjeteve nga Trusti “për ta tejkaluar këtë krizë”, shkruan teve1.info

E deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit edhe inicuesi për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, Bekim Haxhiu për teve1.info ka thënë se viti 2022 ishte viti i krizës ekonomike.

Sipas tij, mos votimi i Trustit në Qershor 2022 ishte dëshprues për qytetarët, të cilët shpresonin se do të tërheqnin disa mjete të kursimeve në Trust për ta përballuar rritjen e çmimeve dhe krizen ekonomike.

“Ishte viti i krizes ekonomike, mos votimi i Trustit në Qershor 2022 ishte dëshprues për qytetarët të cilët shpresonin se do të tërheqin disa mjete të kursimeve të tyre në Trust për të përballuar rritjen e çmimeve dhe krizen ekonomike”, ka thënë Haxhiu.

Sipas tij, tërheqja e mjeteve nga Trustit në këtë kohë krize do të ishte një ndihmesë e madhe për qytetarët.

Tutje Haxhiu deklaroi se qytetarët për shkak të krizës ekonomike kanë hyrë në borxhe, teksa shtoi se pushteterët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), kanë refuzuar që qytetarëve të i’u mundësohet tërheqja e mjeteve nga Trusti.

“Tërheqja e Trustit do të ishte një ndihmesë e madhe për qytetarë. Sipas BQK-se vlera e kredive të reja vitin e fundit ishte 1.5 milard euro, ky është tregues se për shkak të krizes ekonomike qytetarët kanë hy në borxhe, ndërsa pushtetarët e LVV-së kanë refuzuar që të ju mundësohet tërheqja e mjeteve të tyre nga Trusti”, u shpreh Haxhiu.

Ndër të tjerash, deputeti i PDK-së deklaroi se është turpëruese për Qeverinë dhe Kuvendin se si injoron inciativën e qytetarëve për rikthim në votim të Projektligjit për Trustin.

Tutje, Haxhiu për teve1.info bëri të ditur se Projektligji për Trustin, do të trajtohet në Kuvend në fillim të sesionit pranveror.

“Është turpëruese për Qeverinë dhe Kuvendin se si injorojn dhe prolongojn iniciativën e qytetarëve për rikthim në votim të Projektligjit për Trustin, ku qytetarët me vetë iniciativë për tetë ditë mbledhën 21.398 nënshkrime e të cilat po injorohen nga pushteti. Projektligji për Trustin do të trajtohet në Kuvend në fillim të sesionit pranveror, shpresoj që të gjithë deputetët ta kuptojnë nevojën për tërheqjen e Trustit dhe reformën pensionale”, tha Haxhiu.

“Të ndryshohet ky model dhe të kalojm në modelin e pensionëve ‘gjenerata paguan per gjeneraten’, shtoi ai.

E ngritja e çmimeve në Kosovë sipas ekonomisitit, Besnik Avdijaj ka shkaktuar katrahurë në secilën familje në vend, sidomos familjet me të ardhura të ulëta vazhdojnë ta kenë ende më të vështirë përballimin me këtë situatë.

Avdijaj për teve1.info ka thënë se ngritja e pagave do t’i mëkonte deri diku varrat, por duke qenë selektive është e pamjaftueshme.

“Ngritja e çmimeve ka shkaktuar katrahurë në secilën familje, veçmas familjet me të ardhura të ulëta vazhdojnë ta kenë të vështirë përballimin e kësaj situate. Ngritja e pagave do t’i mëkonte deri diku varrat, por duke qenë selektive, është e pa mjaftueshme”, ka deklaruar Avdijaj.

I pyetur se çfarë duhet të bëjë Qeveria e Kosovës për t’a tejkaluar krizën eknomike në vend, Avdijaj ka thënë se duke qenë në rrethana të ndërlikuara, as zgjidhjet nuk mund të jenë aq të thjeshta.

Tutje Avdijaj tha se në pikëpamje të veprimeve konkrete, veprimet e institucioneve këshillohen në tri rrafshe.

“Në pikëpamje të veprimeve konkrete, veprimet e institucioneve këshillohen në tri rrafshe. Së pari në rrafshin e veprimeve sa më të hershme, lehtësimi i barrës për kategoritë me të ardhura të ulëta dhe bizneset mikro e të vogla. Krahas kësaj, hartimi i planeve të veprimit me ndikim afatmesëm, ashtu që sakrificat e kësaj kohe të shpërndahen në periudhë afatgjatë dhe mes akterëve kryesorë ekonomik, e në të njëjtën kohë të miratohen politika nxitëse të ndërmarrësisë dhe investimeve nga lojtarët e tashëm dhe të nesërm. Dhe së treti, që efektet e këtyre ditëve të tejkalohen shpejt dhe pa çarje të thella, plani afatgjatë i zhvillimit ekonomik duhet të marrë për bazë politikat që krijojnë qëndrueshmëri, zhvillimin e ekonomisë qarkulluese e të gjelbër, dhe inovacionin teknologjik. Në këtë pikë, Kosova duhet të eksploatojë avantazhet e veta ekonomike në të mirë të shoqërisë, që krizat e mëvonshme të amortizohen më lehtë”, ka thënë Avdijaj për teve1.info

E ngritja e çmimeve dhe mos ngritja e pagave ka shqetësuar edhe puntëtorët e sektorit privat.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi për teve1.info ka thënë se edhe mos të ishin ngritur çmimet pagat do duhej të ngriteshin.

Azemi e cilësoi krizë marrjen e 180 euro në ketë kohë kur çmimet e produkteve elementare janë ngritur.

“Të marrësh 180 euro pagë dhe kur ki parasysh çmimet që kanë qenë edhe para dy vitesh – tri vitesh, e mos të flasim për çmimet që janë sot me të vërtetë është një krizë humanitare sepse nuk mund të i’a dalësh me 180 euro pagë”, deklaroi Azemi.

I pyetur se a do të ketë grevë apo protesta nëse tash e tutje nuk do të ketë ngritje të pagave, Azemi tha se në kohën e pranverës nuk do të ketë protestues e grevistë, për shkak se pjesa më e madhe e puntëtorëve do të ikin jashtë vendit sidomos pas vitit të ri.

“Ka gjasë që në pranverë nuk ke edhe me kënd të bësh protesta dhe greva sepse në bazë të informacioneve që kemi ne, pjesa më e madhe e punëtorëve do të ikin jashtë sidomos pas vitit të ri sepse shumë punëtorë kanë marrë vizë të punës dhe ata sa më shpejt do të ikin”, deklaroi Azemi.

Ndër të tjerash, Azemi tha se më e rënda është që ikja e punëtorëve nga Kosova për në shtete të tjera nuk po e shqetëson Qeverinë e Kosovës.

Madje, Azemi për teve1.info tha se edhe nëse Qeveria tash u ofron pagë të mirë punëtorëve ata nuk do të qëndrojnë në Kosovë sepse kanë humbur shpresat e vullnetin.

“Më e rënda është që kjo nuk po e shqetëson Qeverinë e Kosovës. Ne e kuptojmë që Qeveria nuk jep paga por Qeveria nuk ka krijuar kushte më të mira për punëtorët dhe edhe nëse këtyre punëtorëve u garantohet një pagë të jeni të bindur që ata nuk do të qëndrojnë këtu sepse kanë humbur shpresat, kanë humbur vullnetin që të qëndrojnë”, deklaroi Azemi.

Kurse për ngritje të çmimeve dhe mos ngritje të pagave, ka pasur edhe reagime të shumta nga qytetarët e Kosovës.

Ata thonë se mezi po arrijnë ta mbyllin muajin me pagat që marrin, për shkak të ngritjes së çmimeve të produkteve elementare.

Teve1.info ka pyetur qytetarët se si e shohin ngritjen e çmimeve dhe mos ngritjen e pagave gjatë vitit 2022.

Qytetarja, Pranvera Mjeku – Pnishi, studente në fakultetin e Arkitekturës ka thënë se rritja e çmimeve të produkteve elementare është e pa përballueshme në krahasim me pagat që kemi.

Madje, Mjeku – Pnishi krizë e cilësoi edhe papunësinë në vend, e cila tha se studentët që po diplomojnë nuk po i’u ofrohet mundësia që t’i shërbejnë vendit e që sipas saj, alternativë e vetme u mbetet ikja nga vendi.

“Rritje e çmimeve në vendin tonë ka një rritje enorme dhe mund të them që është një krizë që po e godet vendin tonë dhe është e papërballueshme në krahasim me pagat që i kemi ne”, tha Mjeku – Pnishi.

E mërgimtarja, Miranda Mirena për teve1.info tha se rritje të çmimeve nuk ka pasur vetëm në Kosovë po në mbarë botën, sipas saj, kjo rritje në Kosovë për mërgimtarët gjatë pushimeve është e përballueshme duke u bazuar në standardin e mërgimterëve që vijnë në Kosovë.

Mirëpo sipas Mirenës, kjo rritje e çmimeve të produkteve elementare për qytetarët e Kosovës është e vështirë.

“Rritje të çmimeve ka pasur jo vetëm në Kosovë por në mbarë botën, mendoj se për mërgimtarët gjatë pushimeve në Kosovë kjo rritje e çmimeve nuk bënë shumë dallim dhe është e përballueshme duke u bazuar në standardin e tyre. Mirëpo kjo rritje e çmimeve është e rëndë për t’u përballuar nga ata të cilët jetojnë në Kosovë dhe janë ende me paga minimale”, tha Mirena.

Mirena shpresoi që kësaj situate të vështirë për qytetarët e Kosovës t’i vie fundi.

Ndërsa për qytetarën, Elfije Gashi ngritja e çmimeve nuk është aspak normale.

Ajo për teve1.info ka thënë se në këtë vend nuk ka mbetur asgjë, teksa shtoi se të gjithë të rinjët do të ikin nga Kosova pasi që edhe pagat janë shumë të vogla.

Kujtojmë, se nga muaji shkurt 2022 që kur filloi lufta në Ukrainë, e deri më tani, çmimet e produkteve elementare kanë shënuar rritje.

Në Kosovë inflacioni ende vazhdon të jetë i lartë dhe i papërballueshëm për qytetarët e Kosovës./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rasti i njehsorëve elektrikë, Prokuroria: Hetimet janë në zhvillim

Rasti i njehsorëve elektrikë, Prokuroria: Hetimet janë në zhvillim

Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

Ekzekutohen pensionet për mbi 286 mijë përfitues në Kosovë

Në LDK thonë se mund të ketë vend për Osmanin në këtë parti

Në LDK thonë se mund të ketë vend për Osmanin në këtë parti

Polici i Njësisë së Inteligjencës kërcënohet nga BIA serbe

Ekstradohen nga Hungaria, Shqipëria dhe Mali i Zi për në Kosovë katër persona

Rasti i njehsorëve elektrikë, Prokuroria: Hetimet janë në zhvillim

Rasti i njehsorëve elektrikë, Prokuroria: Hetimet janë në zhvillim

Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

Ekzekutohen pensionet për mbi 286 mijë përfitues në Kosovë

Kongresi amerikan shqyrton riautorizimin e programit të mbikëqyrjes së komunikimeve të të huajve

Kongresi amerikan shqyrton riautorizimin e programit të mbikëqyrjes së komunikimeve të të huajve

Trump pranon se ka autorizuar operacione sekrete të CIA-s në Venezuelë

Trump pretendon se Kina është e lumtur që ai po e hap “përgjithmonë” Ngushticën e Hormuzit

Në LDK thonë se mund të ketë vend për Osmanin në këtë parti

Në LDK thonë se mund të ketë vend për Osmanin në këtë parti

Polici i Njësisë së Inteligjencës kërcënohet nga BIA serbe

Ekstradohen nga Hungaria, Shqipëria dhe Mali i Zi për në Kosovë katër persona

“Krizë e braktisur”- Sudani hyn në vitin e katërt të luftës

“Krizë e braktisur”- Sudani hyn në vitin e katërt të luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën