TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

EULEX-i mirëpret uljen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Përmes një njoftimi në Facebook, EULEX ka shkruar se prej ditës kur u vendosën barrikadat deri në ditën e largimit të tyre, EULEX-i i mbështeti institucionet e sundimit të ligjit të Kosovës në ruajtjen e stabilitetit të Kosovës dhe sigurisë së të gjitha komuniteteve të saj në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me KFOR-in.

“Prej fillimit të nëntorit, EULEX-i iu përgjigj kërkesave zyrtare të Policisë së Kosovës duke: – I shtuar ndjeshëm patrullat vëzhguese të tij 24/7 dhe duke i filluar patrullimet në këmbë nga pjesëtarët e Njësisë Policore të Specializuar dhe Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të tij në pjesën veriore të Kosovës për ta monitoruar nga afër situatën e sigurisë në terren. – Dërguar furnizime esenciale për policët e Policisë së Kosovës në Pikë-kalimin e Përbashkët në Jarinjë më 17 dhjetor. – Shoqëruar policët e rregullt të Policisë së Kosovës për ta bërë ndërrimin dhe zëvendësimin e policëve të rregullt në stacionin policor në Leposaviq më 24 dhjetor”, thuhet në njoftim.

Në përputhje me mandatin e tij, i cili parasheh një monitorim të fuqishëm të gjithë zinxhirit të drejtësisë, EULEX-i është duke e monitoruar nga afër edhe rastin e D.P. për të vlerësuar se si është duke u trajtuar ky rast nga autoritetet e Kosovës.

Në një komunikatë shtypi, EULEX veçon disa nga punët që ka kryer:

– avokoi për mbrojtjen e të drejtave themelore të D. P. nga autoritetet e Kosovës. – lehtësoi transportin e barnave të D.P.

– kreu dy ekzaminime mjekësore të D. P. më 17 dhe 24 dhjetor, me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse të Kosovës.

– ofroi mbështetje për Policinë e Kosovës për transferimin e D.P. në vendbanimin e tij më 28 dhjetor, pas një kërkese zyrtare të autoriteteve të Kosovës dhe në përputhje me vendimin për vendosjen e D.P. në arrest shtëpiak.

Megjithatë, vakumi i sigurisë dhe i sundimit të ligjit i krijuar pas dorëheqjeve të policëve, prokurorëve, gjyqtarëve dhe personelit mbështetës serb të Kosovës vazhdon. EULEX-i mund ta plotësojë këtë vakum vetëm pjesërisht përmes pranisë së shtuar në terren, por Misioni nuk mund ta zëvendësojë Policinë e Kosovës apo ndonjë autoritet tjetër të sundimit të ligjit.

“Prandaj, kthimi në marrëveshjet përkatëse të Dialogut që e rregullojnë integrimin në Policinë e Kosovës dhe në gjyqësor është esencial”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Brenda kufijve të mandatit të tij, Misioni do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për ta mbështetur stabilitetin e Kosovës, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj. Për këtë qëllim, EULEX-i do t’i monitorojë nga afër hetimet përkatëse dhe çdo procedurë ligjore të mëvonshme për ta promovuar respektimin e të drejtave të njeriut.

Në këtë aspekt dhe që gjyqësori dhe policia e Kosovës ta mbështesin sundimin e ligjit dhe t’i ushtrojnë përgjegjësitë e tyre në mënyrë të pavarur sipas ligjit të Kosovës dhe të drejtës ndërkombëtare pa ndërhyrje apo frikësime politike apo të formave të tjera, është me rëndësi jetike që vendimet që merren nga gjyqtarë dhe prokurorë individualë, si dhe nga policia, në emër të institucioneve të tyre të kundërshtohen vetëm në aspektin e bazës së meritave ligjore të këtyre vendimeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nafta sërish mbi 80 dollarë për fuçi pas anulimit të bisedimeve SHBA-Iran

Nafta sërish mbi 80 dollarë për fuçi pas anulimit të bisedimeve SHBA-Iran

Procedohen penalisht 23 protestues, penguan qarkullimin e mjeteve në disa rrugë të Tiranës

Procedohen penalisht 23 protestues, penguan qarkullimin e mjeteve në disa rrugë të Tiranës

Hamza në Ditën e Çlirimit: Kosova e lirë është krenaria jonë

Hamza në Ditën e Çlirimit: Kosova e lirë është krenaria jonë

Numërimi i votave në QKN do filloj të hënën

Numërimi i votave në QKN do filloj të hënën

​Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete

Elezi: KQZ po pret përfundimin e afateve të ankesave

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

Bie çmimi i derivateve në Kosovë, nafta dhe benzina më të lira se dje

Bogujevci në Mal të Zi: Të rinjtë dhe kreativiteti, çelësi i vendeve të reja të punës

Bogujevci në Mal të Zi: Të rinjtë dhe kreativiteti, çelësi i vendeve të reja të punës

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Gjenden mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Pesë persona grabisin me thikë dy shtetase të Kolumbisë në Prishtinë

Pesë persona grabisin me thikë dy shtetase të Kolumbisë në Prishtinë

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Një person gjendet pa shenja jete në Zveçan, policia nis hetimet

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një 55-vjeçar në Slivovë të Ferizajt, familja kërkon ndihmën e policisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën