TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Klubi i Serie A i dërgojnë ofertë Partizanit për Xhuliano Skukën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Klubi i Serie A i dërgojnë ofertë Partizanit për Xhuliano Skukën

Xhuliano Skuka mund të bëj hapin e madh në karrierën e tij duke u larguar nga kampionati shqiptar në drejtim të atij italian. Interesi për dibranin nuk ka munguar as në verë, por pas debutimit me Kombëtaren dhe garancisë së vazhdimësisë që 24-vjeçari ka dhënë, në tavolinën e Partizanit është ulur një klub mjaft prestigjioz. Bëhet fjalë për skuadrën e Serisë A, Hellas Verona.

Burime për “Panorama Sport” pranë klubit të kuq bëjnë me dije se italianët kanë bërë një ofertë fillestare për yllin e ekipit të kuq, teksa bisedimet vazhdojnë. Gjithçka ka nisur në ndeshjen derbi, ku në stadium është parë Dritan Dervishi, drejtuesi i skautëve në klubin e Hellas Veronës, i shoqëruar nga drejtori sportiv i italianëve. Mësohet se pas ndeshjes ata kanë zhvilluar një takim me presidentin e Partizanit, Gazment Demi, të cilit i kanë bërë edhe ofertën e tyre për Xhuliano Skukën, me shifrat që mbeten ende një sekret.

Pas propozimit, presidenti Demi ka dhënë një refuzim me argumentin se Partizani po kërkon titullin dhe Skuka është shumë i rëndësishëm, por edhe nuk ka qenë shumë i bindur nga shifra e ofruar për “xhevahirin” e skuadrës së tij.

Gjithsesi, Hellas Verona po vazhdon të këmbëngulë për ta marrë Skukën që në janar dhe negociatat vazhdojnë ende, teksa në ditët në vijim në “emailin” e klubit të kuq pritet të vijë një ofertë e re e përmirësuar.

Pasaporta franceze e Skukës është gjithashtu një favor i madh, sepse ai nuk konsiderohet si ekstrakomunitar. Vetë Skuka, natyrshëm do të donte të transferohej në Serinë A, por në kushtet aktuale gjithçka është në dorën e Partizanit, pasi dibrani ka edhe dy sezone e gjysmë kontratë si “dem”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shifrat e mëdha të Granit Xhakës në fitoren e “helvetikëve”

Shifrat e mëdha të Granit Xhakës në fitoren e “helvetikëve”

Neuer konfirmon largimin nga Gjermania pas Botërorit

Neuer konfirmon largimin nga Gjermania pas Botërorit

Jonathan David në librat e historisë me “hat-trickun” ndaj Katarit

Jonathan David në librat e historisë me “hat-trickun” ndaj Katarit

Futbollisti i Kanadasë do t’i nënshtrohet ndërhyrjejes kirurgjikale

Futbollisti i Kanadasë do t’i nënshtrohet ndërhyrjejes kirurgjikale

BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve

BE dhe QUINT: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtar të komuniteteve

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Bashkimi Europian fiton betejën ligjore ndaj Facebook!

Ndryshon Facebook? Ja se çfarë duhet të dini

Kurti organizoi pritje për zyrtarët publikë të Zyrës së Kryeministrit në Ballkonin e Hapur të Qeverisë

Kurti organizoi pritje për zyrtarët publikë të Zyrës së Kryeministrit në Ballkonin e Hapur të Qeverisë

Bota para një El Niño më ekstrem të 140 viteve të fundit?

Bota para një El Niño më ekstrem të 140 viteve të fundit?

Tragjedi në Lezhë, mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Tragjedi në Lezhë, mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Mbi 19 mijë maturantë i nënshtrohen nesër Testit të Maturës Shtetërore

Mbi 19 mijë maturantë i nënshtrohen nesër Testit të Maturës Shtetërore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën