Përmes një njoftimi, Kisha Katolike e Shën Kryqit në Mitrovicë ka njoftuar se të shtunën është mbajtur një program me orë Poetike, Muzikë Shpirtërore dhe një ekspozitë “Arti i ngujuar” nga Artistët për Artistë për nderë të Krishtlindjeve, përcjellë teve1.info.
“Sot nën Organizimin e Qendrës së Kulturës “Kadri Kadriu” në Veri të Mitrovicës festohen Krishtlindjet dhe është mbajt një program orë Poetike, Muzikë Shpirtërore dhe një ekspozitë “Arti i ngujuar” nga Artistët për Artistë”, thuhet në njoftim.