Përmes një postimi në Facebook, SPAK-u ka shkruar se ky qëndrim i Hykollit është personal, teksa kanë bërë të ditur se janë të shokuar dhe të distancuar nga ky qëndrim.
“Pas raportimit nga mediat për takimin e Kryeministrit të Kosovës z, Kurti me kryetarin e BSPK z.Hykolli dhe mbështetjes se dhënë nga ky i fundit kryeministrit për miratimin e dy ligjeve ati për zyrtar publik dhe ligjit të pagave, SPAK -u është i shokuar dhe distancohet fuqishëm nga ky qëndrim i z.Hykolli duke e konsideruar dhe konstatuar se ky qëndrim është puro personal i tije dhe assesi qëndrim i BSPK-së e as qëndrim i kryesisë se BSPK-së, pasi që kryesia nuk është ftuar të diskutoj për këtë temë”, thuhet në postimin e tyre.
Njëherit, ata kanë përmendur se këto ligje, përfshirë ligjin për Zyrtarët Publik, e kanë kundërshtuar ashpër edhe sektori i drejtësisë, organizatat ndërkombëtare dhe vet misioni i BE-së.
“SPAK -u dhe Shërbyesit Civil të Kosovës, presin sqarim zyrtar nga ana juaj z.Hykolli”, kanë shkruar tutje ata.
Kujtojmë se BE-ja vlerëson se komentet e SIGMA-s për këtë ligj dhe për Ligjin për Paga nuk janë marrë parasysh gjatë hartimit të tyre. Sipas BE-së, përmes Ligjit të ri për Zyrtarët Publikë, shërbimi civil bëhet potencialisht i pambrojtur ndaj politizimit./teve1.info/.