TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Distria fiton të artën në Jerusalem

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Distria fiton të artën në Jerusalem

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Mastersin e xhudos që po mbahet në Jerusalem të Izraelit. Në finale të kategorisë deri 52 kilogramë, Distria e mposhti britaniken Chelsie Giles. Ndaj saj realizoi herët aksion për uazari, ndërsa më pas e kontrolloi luftën deri në fund.

Mastersi është prej garave më të mëdha të xhudos. Vetëm Kampionati Botëror jep më shumë pikë për ranglistën olimpike. Me të artën në Masters, Distria i ka fituar plot 1800 pikë në ranglistën botërore. Në Masters paraqiten vetëm xhudistët më të mirë nëpër kategori.

Distria në xhiron e parë ishte e lirë. Më pas në xhiron e dytë e kaloi amerikanen Angelica Delgado. Me fitore ndaj spanjolles Ana Perez Box, zuri vend në gjysmëfinale. Në gjysmëfinale ishte më e mirë se hungarezja Reka Pupp.

Kështu Distria Krasniqi e mbyll me medalje të artë një vit shumë të suksesshëm të saj. Në janar ajo fitoi të artën në Grand Prix të Portugalisë. Në shkurt fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, ndërsa në Evropian, në fund të prillit fitoi medaljen e bronztë.

Në qershor garoi në Grand Slamin në Tbilisi dhe në Lojërat Mesdhetare në Oran. Fitoi dy të arta. Menjëherë në korrik ishte e dyta në Grand Prix në Zagreb, kurse në tetor, në Kampionat Botëror, fitoi medaljen e bronztë.

Distria në Masters ishte bartësja e gjashtë. Giles ishte bartësja e pestë. Aktualisht Distria është e shtata në ranglistën botërore, por do të përparojë për disa pozita pas suksesit në Jerusalem.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shifrat e mëdha të Granit Xhakës në fitoren e “helvetikëve”

Shifrat e mëdha të Granit Xhakës në fitoren e “helvetikëve”

Neuer konfirmon largimin nga Gjermania pas Botërorit

Neuer konfirmon largimin nga Gjermania pas Botërorit

Jonathan David në librat e historisë me “hat-trickun” ndaj Katarit

Jonathan David në librat e historisë me “hat-trickun” ndaj Katarit

Futbollisti i Kanadasë do t’i nënshtrohet ndërhyrjejes kirurgjikale

Futbollisti i Kanadasë do t’i nënshtrohet ndërhyrjejes kirurgjikale

Tragjedi në Lezhë, mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Tragjedi në Lezhë, mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Mbi 19 mijë maturantë i nënshtrohen nesër Testit të Maturës Shtetërore 2026

Mbi 19 mijë maturantë i nënshtrohen nesër Testit të Maturës Shtetërore 2026

Me 6 vota për dhe një kundër, KPK miratoi kandidaturat e pesë prokurorëve për Kryeprokuror të Shtetit

Me 6 vota për dhe një kundër, KPK miratoi kandidaturat e pesë prokurorëve për Kryeprokuror të Shtetit

Sulmet vdekjeprurëse izraelite shkaktojnë zhvendosje masive nga jugu i Libanit

Sulmet vdekjeprurëse izraelite shkaktojnë zhvendosje masive nga jugu i Libanit

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Osmani: E vërteta për krimet e luftës nuk do të harrohet, drejtësia për të mbijetuarit mbetet obligim

Punëtorët teknikë të shkollave fillore në Prishtinë rikthehen në grevë nga 22 qershori

Punëtorët teknikë të shkollave fillore në Prishtinë rikthehen në grevë nga 22 qershori

Ushtrimet në këmbë që forcojnë barkun, përmirësojnë qëndrimin dhe nuk e lodhin qafën

Ushtrimet në këmbë që forcojnë barkun, përmirësojnë qëndrimin dhe nuk e lodhin qafën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën