TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mobilizim për të mos blerë prodhime serbe

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Mobilizim për të mos blerë prodhime serbe

Dizajni është i veçantë.

Në këtë formë dizajneri grafik në Tëvë1, Avni Gashi, po bën thirrje për bojkotim të produkteve serbe.

E ky dizajn është shpërndarë nëpër të gjitha rrjetet sociale.

Kurse interesimi për bojkot po vërehet edhe në grupin ‘’mos bli prodhime serbe’’.

“Pas situatës në veri ka pas një shtim jashtëzakonisht të madh të anëtarëve të grupit ‘’mos bli prodhime serbe’’ dhe në bazë të qëllimeve që ne i kemi, për një javë janë shtuar 5 mijë anëtarë, kështu që kemi mbërri në numrin mbi 70 mijë anëtarë. Normal që këto ngjarje kur po ndodhin po vetëdijesohet qytetari, kur po e shohin se me të vërtetë duhet që të bëhet çmos që të mos fuqizohet ekonomikisht Serbia, që t’mos na ngacmon vazhdimisht dhe t’mos na kërcënon me luftë të re. Vetëdijesimi i qytetarëve ka arrit në nivel shumë të lartë”, ka thënë Piraj.

Por, në këtë drejtim po kërkohen edhe hapa institucional.

“Paradoksi më i madh dhe vërejtja më e madhe shkon për qeverinë aktuale sepse gjithë kauzën e ka bërë duke i rrëzuar thjesht maunet e bizneseve të cilat kanë importuar më herët nga Serbia, poashtu i ka akuzuar të gjitha qeveritë e kaluara që nuk po bëjnë diçka më shumë, ndërsa sot kur flasim e kemi importin më të lartë”, thotë ekonomisti Mustafë Kadrijaj.

Ndërsa ekonomisti Jakup Bellaqa kërkon krijimin e një tregu kombëtar me Shqipërinë.

“Është shqetësuese që Serbia dominon për vendin e parë për import. Derisa nuk ka marrëveshje finale, kisha sugjeru që importi të orientohet ka Shqipëria, dmth ta krijojmë një treg kombëtar”, thotë ai.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, krahasuar me vitin që lamë pas, vendi pati rritje në import prej 17.5%.

Ndërkaq ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin tek produktet minerale, artikujt e gurit, produktet e qeramikës dhe të qelqit, vajrat ushqyese, druri dhe artikujt e tij.

Kronika e realizuar nga Albiona Hajdari

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Auto Draft

Krasniqit iu mohua takimi me vëllain, kritika ndaj Gjykatës Speciale

Auto Draft

Dita e Alfabetit Shqip, Rama viziton shtëpinë muze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën