Sonte në Kupën e Botës 2022 nisin gjysmëfinalet me përballjen mes Argjentinës dhe Kroacisë. Do të jetë ndeshja e parafundit e luajtur në stadiumin Lusail me finalen që do të luhet të dielën.
Daniele Orsato është arbitri i ndeshjes. Është ndeshja e tretë dhe ndoshta e fundit e italianit në turne dhe e dyta me Argjentinën pasi ai ishte në krye të fitores së tyre 2-0 kundër Meksikës në fazën e grupeve.
Formacioni startues i Argjentinës: Martinez, Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico, Fernandez, Paredes, MacAllister, De Paul, Messi, Alvarez.
Formacioni startues i Kroacisë: Perisic, Kramaric, Pasalic, Kovacic, Brozovic, Modric, Sosa, Gvardiol , Lovren, Juranovic, Livakovic.