TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sveçla e prezanton Projektligjin për Zyrtarët Publik, opozita kundër

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Sveçla e prezanton Projektligjin për Zyrtarët Publik, opozita kundër

Gjatë prezantimit të Projektligjit, Sveçla tha se pas miratimit të këtij ligji, të gjithë të rinjtë mund të aplikojnë në çdo pozitë në administratën shtetërore, duke i përmbushur kërkesat e konkursit.

“Për reformën në admisnitratën publike dhe adresimin e nevojave të shoqërisë për tu përshtatur me kërkesat e kohës. Administrata e mbyllur dhe pamundësisë për gjithpërfshirje, ndërhyrje politike, punësime me nepotizëm, mungesa e kapaciteteve e të tjera kanë bërë për të reformuar këtë ligj”, tha Sveçla.

Sipas tij, përmes projektligjit të ri do të krijohet një sistem efikas për matjen e performancës dhe llogaridhënies, përfshirjes së grave dhe personave me aftësi të kufizuara.

Ky ndryshim sipas Sveçles po bëhet për të adresuar nevojat e administratës.

Projektligji mbështetet nga deputetët e VV-së të përfaqësuar nga Mimoza Kusari-Lila.

Kurse, Partia Demokratike e Kosovës është shprehur kundër këtij projektligji.

Deputeti Mërgim Lushtaku tha se ligji në fjalë e politizon administratën shtetërore, derisa shtoi se nëpunësit civil i vë në rrezik të punës dhe karrierës.

Lushtaku tha se kundër këtij ligji janë edhe rekomandimet e zyrës së BE-së, të cilat sipas tij nuk janë marrë fare parasysh.

Edhe deputeti i LDK0-së, Agim Veliu, tha se ligji për Zyrtarët Publik është në kundërshtim me Ligjin për Qeverisje Lokale pasi sipas tij, pas 18 muajve Komunave u hiqet e drejta për punësim të stafit.

“Komunat janë pjesë e pushtetit lokal, andaj nuk ka logjikë që një pushtet të rekrutoj stafin e një pushteti tjetër, pasi pushteti qendror nuk e përfshin administratën e komunave”, tha Veliu.

Ndërsa, Besnik Tahiri i AAK-së, tha se me këtë ligj politizohet administrata publike.

“Me këtë ligj karriera e zyrtarëve të administratës varet nga partia në pushtet dhe ministrat”, tha Tahiri.

AAK kërkon që ky ligj mos të votohet.

Kundër projektligjit të ri është shprehur edhe përfaqësuesi i deputetëve të Grupit Parlamentar joshumicë, Enis Kervan.

Ai tha se ky projektligj mund të mbështetet me ndryshimin e disa neneve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputetja e Aleancës thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë

Deputetja e Aleancës thotë se i kanë siguruar nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme: Do të qëndrojmë në sallë

Hoti: LDK po tenton që votën e qytetarëve ta shndërrojë në monedhë për pazare të brendshme

Hoti: LDK po tenton që votën e qytetarëve ta shndërrojë në monedhë për pazare të brendshme

Lista Serbe në fokus të drejtësisë dhe sigurisë, 5 zyrtarë të saj nën hetime

Lista Serbe në fokus të drejtësisë dhe sigurisë, 5 zyrtarë të saj nën hetime

Vlora Çitaku: I bëjmë thirrje Kurtit të vijë sonte dhe ta konstituojmë Kuvendin

Pozhari: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve

Pozhari: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve

Hoti: LDK po tenton që votën e qytetarëve ta shndërrojë në monedhë për pazare të brendshme

Hoti: LDK po tenton që votën e qytetarëve ta shndërrojë në monedhë për pazare të brendshme

Lista Serbe në fokus të drejtësisë dhe sigurisë, 5 zyrtarë të saj nën hetime

Lista Serbe në fokus të drejtësisë dhe sigurisë, 5 zyrtarë të saj nën hetime

Zyrtare, Marash Kumbulla i bashkohet Rayo Vallecanos

Zyrtare, Marash Kumbulla i bashkohet Rayo Vallecanos

Admir Mehmedi merr rol drejtues te Winterthuri

Admir Mehmedi merr rol drejtues te Winterthuri

Dështon transferimi i Fisnik Asllanit te Leipzigu, arsyeja shqetësimet mjekësore

Dështon transferimi i Fisnik Asllanit te Leipzigu, arsyeja shqetësimet mjekësore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën