Në seancën që po mbahet në Kuvend, Kurti theksoi se Policia e Kosovës nuk është e orientuar kundër serbëve, përcjell teve1.info
“Policia e Kosovës, organet e tjera të sigurisë, asnjëherë nuk ndjekin, nuk përndjekin, nuk vëzhgojnë ndokënd në baza etnike, fetare apo të tjera. Por vetëm sipas sjelljeve dhe veprimeve të tyre individuale ose grupore. Policia e Kosovës kurrë nuk është e drejtuar, e nxitur, e orientuar kundër serbëve. Përkundrazi, ajo ka një konsideratë shtesë për serbët në Kosovë. Pikërisht për shkak të keqinterpretimeve të ndryshme të cilët mund të bëhen nga fqinji ynë verior”, tha ai.
Sipas tij, pas dorëheqjes së kryetarëve të katër komunave në veri, ka obligime kushtetuese dhe ligjore.
Kurti shtoi se vazhdimisht janë në konsultë e në bashkërendim me faktorët ndërkombëtar. /Teve1.info/