TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

RrGK pas vrasjes së arsimtares: Gratë po jetojnë në ambiente kërcënuese në Kosovë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
RrGK pas vrasjes së arsimtares: Gratë po jetojnë në ambiente kërcënuese në Kosovë

Në reagim thuhet se RrGK shpreh shqetësimin e thellë për vrasjen e gruas nga bashkëshorti i saj 70 vjeçar.

Sipas tyre, kjo vrasje shpërfaq pasojat e rrënjosura të normave patriarkale ku gratë vriten vetëm pse janë gra.

“RrGK shpreh dëshpërim të thellë për vrasjen e 63 vjeçares nga bashkëshorti: kërkon zgjim institucional dhe social. Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me vrasjen e sotme të një gruaje 63 vjeçare nga bashkëshorti 70 vjeçar. Në vazhdën e lajmeve të përditshme për ngacmime seksuale, dhunë me bazë gjinore, dhe përdhunime të vajzave, si dhe në ditën kur fillon fushata botërore “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave”, vrasja e 63 vjeçares në Prishtinë, vetëm se shpërfaq dhe thekson pasojat e rrënjosura të normave patriarkale dhe kulturore në kuadër të të cilave gratë vriten vetëm pse janë gra”, thuhet në reagim.

Teksa sipas RrGK-së, gratë në Kosovë po jetojnë në ambiente kërcënuese.

“Gratë po jetojnë në ambiente kërcënuese në Kosovë! Masat rehabilituese për abuzues ende nuk ekzistojnë dhe viktimat e dhunës me bazë gjinore vazhdojnë të mbesin pa rrugëdalje nga dhuna e përsëritur. Njëherit, punësimi i grave dhe trashëgimi i pronës mbesin ndër më të ulëtat në Ballkan dhe kjo i mban gratë të lidhura në ambiente abuzuese. Vlerësimet e rrezikshmërisë nga ana e zyrtarëve policorë janë të dobëta dhe pasojnë me raste recidiviste. Dënimet nga gjykatat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe absurde duke rikthyer në gjykim personat përgjegjës për vrasje brutale të grave dhe duke u dhënë të njëjtëve rrethana lehtësuese përgjatë procedurës penale”, thuhet tutje.

 

Reagim i plotë:

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me vrasjen e sotme të një gruaje 63 vjeçare nga bashkëshorti 70 vjeçar. Në vazhdën e lajmeve të përditshme për ngacmime seksuale, dhunë me bazë gjinore, dhe përdhunime të vajzave, si dhe në ditën kur fillon fushata botërore “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave”, vrasja e 63 vjeçares në Prishtinë, vetëm se shpërfaq dhe thekson pasojat e rrënjosura të normave patriarkale dhe kulturore në kuadër të të cilave gratë vriten vetëm pse janë gra!

Gratë po jetojnë në ambiente kërcënuese në Kosovë! Masat rehabilituese për abuzues ende nuk ekzistojnë dhe viktimat e dhunës me bazë gjinore vazhdojnë të mbesin pa rrugëdalje nga dhuna e përsëritur. Njëherit, punësimi i grave dhe trashëgimi i pronës mbesin ndër më të ulëtat në Ballkan dhe kjo i mban gratë të lidhura në ambiente abuzuese. Vlerësimet e rrezikshmërisë nga ana e zyrtarëve policorë janë të dobëta dhe pasojnë me raste recidiviste. Dënimet nga gjykatat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe absurde duke rikthyer në gjykim personat përgjegjës për vrasje brutale të grave dhe duke u dhënë të njëjtëve rrethana lehtësuese përgjatë procedurës penale.

Kjo hallkë e rrethanave na tregon se vrasja e grave vjen si pasojë e dështimit institucional, social e kolektiv, në trajtimin e dhunës me bazë gjinore si çështje parësore, në kuadër të sundimit të ligjit dhe qasjes në drejtësi.

Neni 173 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, qartazi e ka të caktuar dënimin për Vrasjen e Rëndë, ku thuhet se personi që shkakton vrasjen e anëtarit të familjes apo të fëmijës, dënohet me burgim të përjetshëm. Andaj, RrGK kërkon që të shqiptohet masa ndëshkuese maksimale dhe të mos merren në konsideratë si masa lehtësuese dorëzimi i tij në polici dhe mosha e dhunuesit, siç është praktikë të konsiderohen këto të fundit nga gjykatat.

RrGK, si rrjet i 190 organizatave të ndryshme për të drejtat të grave në gjithë Kosovën, do të monitorojë reagimin instituconal ndaj këtij rasti dhe ndaj të gjitha rasteve të dhunës me bazë gjinore.

RrGK mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas për rastet e dhunës me bazë gjinore, apo njihni dikë që ka nevojë, na kontaktoni në numrin: 038 245 850.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdiq një person në Podujevë pas rrokullisjes me traktor

27 vjet nga beteja e Shkëmbit të Gradinës

27 vjet nga beteja e Shkëmbit të Gradinës

​27 vjet nga vrasja dhe masakrimi i 124 qytetarëve në Prishtinë

​27 vjet nga vrasja dhe masakrimi i 124 qytetarëve në Prishtinë

Shumë institucione me ushtrues detyre, paralajmërohen pasoja

Kërcënohet Petrit Kryeziu, reagon Prokurori i Shtetit

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdiq një person në Podujevë pas rrokullisjes me traktor

27 vjet nga beteja e Shkëmbit të Gradinës

27 vjet nga beteja e Shkëmbit të Gradinës

​Pesë arsyet përse veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elitar i Evropës

​Pesë arsyet përse veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elitar i Evropës

​27 vjet nga vrasja dhe masakrimi i 124 qytetarëve në Prishtinë

​27 vjet nga vrasja dhe masakrimi i 124 qytetarëve në Prishtinë

Shumë institucione me ushtrues detyre, paralajmërohen pasoja

Kërcënohet Petrit Kryeziu, reagon Prokurori i Shtetit

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Mot kryesisht me diell

​Irani hap Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare, shënon rënie çmimi i naftës

​Irani hap Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare, shënon rënie çmimi i naftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën