TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si të keni kontroll dhe qartësi, para një detyre të vështirë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Si të keni kontroll dhe qartësi, para një detyre të vështirë

Të mos dish se çfarë të bësh është diҫka mjaft e zakonshme, nëse marrim parasysh këto statistika. Megjithatë, mënyra se si reagoni ndaj një situate të tillë përbën diferencën për sa i përket efektivitetit. “E vërteta është se do të ketë raste kur nuk dini çfarë të bëni. Dhe nuk ka asnjë problem deri këtu! Në fakt, kjo është një shenjë e mirë, pasi tregon që po vazhdoni të mësoni dhe të rriteni profesionalisht.

“Edhe drejtuesit e lartë nuk e kanë gjithmonë përgjigjen për gjithҫka. Sekreti për lidershipin e mirë është gjetja e mënyrës së duhur për të marrë përgjigjet”, thotë Holter.

Pra, nëse e gjeni veten përballë një vështirësie kur vjen puna te një projekt apo detyrë e caktuar, mos u frikësoni.

Bëni këto gjëra për të rifituar një ndjenjë kontrolli dhe qartësie.

Bëni një pushim dhe ҫlirojeni kokën tuaj nga mendimet

Së pari, Holter rekomandon të bëni një pushim dhe të bëni një hap pas nga situata për një moment: “Ndonjëherë, gjithçka që ju nevojiten janë thjesht disa minuta për të ҫliruar kokën tuaj nga mendimet e tepërta.Ngrihuni dhe ecni përreth, merrni një kafe, ose thjesht largohuni nga tavolina juaj për pak minuta.”

Praktikoni ushtrimin e hartës së mendjes

Më pas, merrni një copë letër dhe filloni të bëni një hartë të mendimeve tuaja. Shënoni gjithçka që dini për situatën (mund të keni në dispozicion më shumë informacion sesa mendoni) si dhe të gjitha faktet e panjohura. “Krijimi i një pamjeje vizuale do të stimulojë trurin në mënyra të reja dhe do t’ju ndihmojë për të pasur një qartësi më të madhe për situatën,” thotë Holter. “Kjo do t’ju ndihmojë të zbërtheni detyrën në pjesë më të vogla.”

Shikojeni situatën si një mundësi për të mësuar më shumë

Cilado qoftë situata me të cilën po përballeni, është e rëndësishme t’i qaseni asaj me një mentalitet ku e shikoni atë si një mundësi për të mësuar më tepër. Jini të hapur ndaj mundësive dhe synoni të gjeni një rrugë për të ecur përpara, edhe nëse kjo do të ishte jashtë zonës suaj të komfortit. Holter sugjeron që ta mendoni sfidën tuaj si një projekt kërkimor. Ky mentalitet do ta bëjë më të lehtë që të merrni edhe mendimet e kolegëve tuaj për situatën, nëse do të keni nevojë për këtë.

Flisni me të tjerët

“Mënyra më e mirë për të kuptuar se çfarë duhet të bëni është duke folur me njerëz të tjerë,” shton Holter. Nëse nuk ndiheni mirë që t’i afroheni një kolegu dhe të pranoni se nuk e keni fare idenë se çfarë duhet të bëni, provoni që thjesht të kërkoni ekspertizën dhe njohuritë e tij në lidhje me situatën me të cilën po përballeni, apo qoftë edhe për një fushë të caktuar ekspertize. Kjo qasje bashkëpunuese do t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhje, ose të paktën rrugën drejt zgjidhjeve të mundshme.

Pyesni drejtuesin për përshtypjet e tij

Vazhdoni të mos e keni idenë se ҫfarë duhet të bëni? Ju mund të jeni duke pyetur veten nëse kërkimi i ndihmës nga shefi juaj është gjëja e duhur për t’u bërë. Në fund të fundit, ju nuk doni të dukeni para tij si të paaftë. Sidoqoftë, në situata të caktuara është thelbësore që të kërkoni udhëzime. “Nëse ndiheni të pasigurt për atë që duhet të bëni më pas, është më mirë të kërkoni këshilla sesa të përpiqeni t’ia dilni vetë. Shefi juaj me shumë gjasa ka më shumë përvojë dhe njohuri sesa ju, dhe ata mund t’ju ofrojnë njohuri të vlefshme që mund të mos i keni marrë parasysh në vlerësimet tuaja,” thotë Holter.

“Për më tepër, kërkimi i ndihmës tregon se jeni të gatshëm për të marrë iniciativa dhe se jeni mjaft të shkathët për të kërkuar ndihmë kur është e nevojshme. Pra, nëse nuk dini se ҫfarë të bëni, mos kini frikë të pyesni shefin tuaj për të marrë disa këshilla prej tij. Shanset më të mëdha janë që ata do të jenë më se të lumtur për t’ju ndihmuar”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mësoni si të pastroni flokët tuaj nga klori

Mësoni si të pastroni flokët tuaj nga klori

Rrobat pa rrudha, pa hekurosje: Çfarë duhet të bëni menjëherë pas larjes

Rrobat pa rrudha, pa hekurosje: Çfarë duhet të bëni menjëherë pas larjes

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës

Këto gabime në dush dëmtojnë lëkurën tuaj

Këto gabime në dush dëmtojnë lëkurën tuaj

Anketa e WeBalkans: Policia e FSK-ja institucionet më të besueshme në vend

Anketa e WeBalkans: Policia e FSK-ja institucionet më të besueshme në vend

Islami kritikon rolin e Veljko Odaloviq në Komisionin për Persona të Zhdukur

Islami kritikon rolin e Veljko Odaloviq në Komisionin për Persona të Zhdukur

Me 6 vota për dhe një kundër, KPK miratoi kandidaturat e pesë prokurorëve për Kryeprokuror të Shtetit

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi, dyshohet se planifikoi vrasje

Shqipëria i ndalon hyrjen për 15 vjet Igballe Hudutit

Shqipëria i ndalon hyrjen për 15 vjet Igballe Hudutit

Zyrtarët serbë kritikojnë hetimet për krimet e luftës në Kosovë – Odalloviq deklaron që këto raste “po i shqetësojnë serbët”

Zyrtarët serbë kritikojnë hetimet për krimet e luftës në Kosovë – Odalloviq deklaron që këto raste “po i shqetësojnë serbët”

90 vjet nga lindja e Rexhep Qosjes, Kurti: Pa të, kultura shqiptare do të ishte më e varfër

90 vjet nga lindja e Rexhep Qosjes, Kurti: Pa të, kultura shqiptare do të ishte më e varfër

Kosova dhe Austria nisin negociatat për marrëveshje të bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale

Kosova dhe Austria nisin negociatat për marrëveshje të bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën