TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Klubet evropiane përfaqësohen me përqindje të madhe të lojtarëve në Botëror

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Klubet evropiane përfaqësohen me përqindje të madhe të lojtarëve në Botëror

Futbolli evropian do të ketë disa fitues të Kupës së Botës, me 73 për qind të lojtarëve në turne që vijnë nga klube të kontinentit më të pasur të sportit. Kjo shifër qëndron pavarësisht se Evropa ofron vetëm 40 për qind të përfaqësueseve të Kupës së Botës. Prej 32 përfaqësueseve në Botëror, 13 janë nga Evropa.

Bayerni është klubi më i përfaqësuar, me 17 lojtarë të përzgjedhur për Kupën e Botës. Kampioni gjerman është i përcjellë nga Barcelona dhe Manchester City që i kanë nga 16 lojtarë, sipas hulumtimit të publikuar të martën nga kompania konsulente evropiane e futbollit, “LTT Sports”. Vetëm 27 për qind e më shumë se 830 lojtarëve të përzgjedhur për Kupën e Botës luajnë në klube nga kontinente të tjera, njoftoi “LTT Sports”.

Klubi nga Katari, Al Sadd, ka 15 lojtarë në turneun që fillon të dielën.

Shifra prej 27 për qind është pak më e lartë se ajo prej 26 për qind në Kupën e Botës 2018, ku secila nga 32 përfaqësueset kishte nga 23 lojtarë në vend të 26 sa janë aktualisht. FIFA lejoi tre lojtarë shtesë në listat e përfaqësueseve për shkak të efekteve të ndërprerjes dhe bllokimit të ndeshjeve gjatë pandemisë COVID -19.

Jashtë Evropës, SHBA-ja dhe Arabia Saudite ishin të barabarta lidhur me numrin e klubeve që kanë furnizuar me lojtarë përfaqësueset për Kupën e Botës.

Klubet evropiane ofrojnë pasurinë dhe joshjen për të luajtur në gara si Liga e Kampionëve, për të siguruar punësimin e shumicës së talenteve më të mëdha joevropiane. Lojtarët e huaj kanë ndihmuar në ngritjen e standardeve në Evropë, përfaqësueset e të cilës kanë fituar katër titujt e fundit të Kupës së Botës: kampionia në fuqi Franca, pastaj Gjermania, Spanja dhe Italia.

Argjentinasi Lionel Messi ka luajtur gjithë karrierën e tij profesionale në Evropë. Sadio Mane u zhvendos në Evropë nga Senegali si adoleshent dhe Neymari u largua nga Brazili në moshën 21-vjeçare para se të luante në një Kupë Botërore.

Argjentina mbështetet shumë në top-pesë ligat evropiane duke thirrur 23 lojtarë nga klubet në Angli, Spanjë, Gjermani, Itali dhe Francë. Këtu përfshihet edhe superylli Messi, që luan në PSG.

Përqendrimi i talenteve është i tillë që 70 lojtarë u përzgjodhën për Kupën e Botës nga klubet italiane, sipas hulumtimit të “LTT”, edhe pse përfaqësuesja e Italisë nuk u kualifikua. Kampionati anglez i nivelit të dytë ka 29 lojtarë të përzgjedhur, por asnjë për Anglinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muriqi te Fenerbaçe, arrihet marrëveshja

Muriqi te Fenerbaçe, arrihet marrëveshja

Afrika e Jugut dhe Çekia në kërkim të fitores së parë

Afrika e Jugut dhe Çekia në kërkim të fitores së parë

Zvicra synon fitoren ndaj Bosnjë e Hercegovinës

Zvicra synon fitoren ndaj Bosnjë e Hercegovinës

Harry Kane në dyshim ndaj Ganës?

Harry Kane në dyshim ndaj Ganës?

Aktivisti në Shqipëri: Protesta nuk do të ndalet deri në dorëheqjen e Ramës

Aktivisti në Shqipëri: Protesta nuk do të ndalet deri në dorëheqjen e Ramës

“Këndi i Debatit” 18.06.2026

“Këndi i Debatit” 18.06.2026

Luftëtari që s’i shmangej asnjë aksioni – rrëfimi për “Shpendin e UÇK-së”

Luftëtari që s’i shmangej asnjë aksioni – rrëfimi për “Shpendin e UÇK-së”

Veliu kërkon reformim në degën e Podujevës: Nëse nuk ndryshojmë tani, humbjet  do të vazhdojnë

Veliu fajëson Abdixhikun e Osmanin për rezultatin, kërkon zgjedhje të brendshme në LDK

Maqedonci: Kosova në krah të aleatëve për paqen dhe sigurinë globale

Maqedonci: Kosova në krah të aleatëve për paqen dhe sigurinë globale

“Përplasjet” brenda LDK-së, vlerësohet se u intensifikuan me ardhjen e Osmanit

“Përplasjet” brenda LDK-së, vlerësohet se u intensifikuan me ardhjen e Osmanit

Fletëvotimi i fotokopjuar – Si ra në sy vota e dyshimtë për Listën Serbe?

Fletëvotimi i fotokopjuar – Si ra në sy vota e dyshimtë për Listën Serbe?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën