Më datën 20 prill të vitit 2018 Arsene Wenger konfirmoi largimin e tij nga Arsenal. Ai ishte shërbyesi më i gjatë dhe më i suksesshëm në historinë e klubit anglez. Sigurisht, largimi i francezit la të dëshpëruar tifozët londinez sepse futbolli atraktiv, trofetë, rivaliteti me Manchester United dhe stadiumi Emirates ishin vetëm disa nga kujtimet që Gunners do t’i kishin nga Wenger, mirëpo ai e ndjente se fundi kishte ardhur.
Pas gjithë asaj kohe dhe të arriturave të strategut në kampin e Arsenal, presioni i secilit do trajner që do ta zëvendësonte, do të ishte ishte i paevitushëm.
Vendin e tij në pankinën e Arsenalit, e zuri trajneri Unai Emery. Spanjolli që nuk u largua në mënyrën më të mirë të mundshme nga PSG, pas atij rikthimi të madh nga Barcelona 6-1 në Camp Nou, morri me një hov të madh drejtimin e Gunners.
Ai u emërua trajner i Arsenalit më 1 qershor të vitit 2018. Emery e filloi kampanjën e tij tek Arsenali mjaft pozitivisht, duke regjistuar 22 ndeshje pa humbje. Por, nuk shkoi gjithçka ashtu si filloi.
Problemet me skemat, gjuhen, madje edhe ato personale me futbollistët, bënë që aventura e Unai Emeryt në stolin e Arsenalit të përfundonte vetëm pas 78 ndeshjeve.
Pas largimit të tij, pozitën e kryetrajnerit e merr Freddie Ljunberg, i cili ishte ndihmësi i spanjollit. Ishfutbollisti i Arsenalit, drejton skuadrën për vetëm 3 jave, për të marrë më pas atë pozitë Mikel Arteta, ishkapiteni i tyre.
Arteta nuk e kishte provuar zejën e trajnerit më parë, por kishte qenë rreth 3 vite ndihmës i parë i Pep Guardiolas tek Manchester City dhe nga aty pranoi detyrën e kryetrajnerit tek Arsenali, duke sjellur me vete edhe stafin e përbërë nga 6 trajnerë të tjerë.
Emery la Arsenalin në një pozitë jo të mirë. Kjo dhe mos përvoja e Artetas, veçse e rrisnin presionin në kampin londinez nga mediat britaneze.
Arteta debutante në ndeshjen e parë si trajner i Arsenalit më 26 dhjetor kundër Bournemouth dhe 11shja e tij e parë përbëhej nga lojtarë që më pas do të krijonin probleme brenda skuadrës.
Leno, Maitland-Niles, Luiz, Papastathopoulos, Saka, Xhaka, Torreira, Nelson, Ozil, Aubameyang, Lacazette, ishte formacioni i parë startues i baskut nën drejtimin e Arsenalit.
Aubameyang, Ozil dhe Guendouzi ishin vetem disa nga emrat që Arteta kishte krijuar konflikte personale dhe shumë shpejt të gjithë u larguan, me sulmuesin nga Gaboni që kishte drejtuar akuza kundrejt trajnerit Arteta.
Megjithatë, pavarësisht zërave, skepticizmit dhe formës jo të mirë, bordi i jep mbështetje edhe njëherë Artetas, duke i besuar pozitën e menagjerit, atë që e mbante vetëm Arsene Wenger, pozitë që i jep të drejtë të plotë trajnerit të vendosë direkt në transferimin e lojtarëve.
Arteta deri më tani ka zhvilluar 153 ndeshje si trajner i Arsenalit, duke fituar 90 prej tyre (58.82%), ndërsa aktualisht pas 13 ndeshjeve ai me skuadrën e tij është në vendin e parë me 34 pikë, dy më shumë se Manchester city dhe nga ndeshja e parë formacioni ka ndryshuar mjaft shumë, por vetëm dy futbollistë janë ende startues në skemën e parë.
Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Tierney; Xhaka, Partey; Saka, Odegaard, Martinelli; Jesus.
Arteta ka arritur të fitojë deri më tani 2 herë kupën FA me Arsenalin dhe njëherë e ka fituar Community Shield, në vitin 2021.