TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

60% e njerëzve besojnë se AI do të ndikojë pozitivisht në punësim

by teve1
2 vjet ago
0
A A
60% e njerëzve besojnë se AI do të ndikojë pozitivisht në punësim

Shumica e qytetarëve në nivel global presin që inteligjenca artificiale (IA) të sjellë mundësi të reja punësimi dhe përmirësim të produktivitetit, sipas një ankete të fundit të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Rreth 60% e të anketuarve besojnë se IA do të ndikojë pozitivisht në punësimin e tyre, duke krijuar profesione të reja që aktualisht nuk ekzistojnë.

Anketa, e realizuar në 21 shtete dhe në 36 gjuhë, përfshiu mbi 21 mijë pjesëmarrës dhe përfaqëson 63% të popullsisë së botës.

Sipas raportit të UNDP-së “Një çështje zgjedhjeje: Njerëzit dhe mundësitë në epokën e inteligjencës artificiale”, ky optimizëm vjen në një kohë kur zhvillimi njerëzor po stagnon.

Indeksi i Zhvillimit Njerëzor ka shënuar ngecje të pazakontë që nga pandemia, ndërsa krizat ekonomike, borxhet dhe ndryshimet strukturore në tregun e punës po e përkeqësojnë situatën.

Përveç pritshmërive për vende të reja pune, 64% e të anketuarve shprehën bindjen se IA do të përmirësojë produktivitetin, ndërsa vetëm 13% janë të shqetësuar për humbjen e vendit të punës.

Entuziazmi për përdorimin e IA është veçanërisht i lartë në vendet me zhvillim të ulët apo të mesëm, ku 70% e qytetarëve presin përfitime në sektorë si arsimi, shëndetësia dhe tregu i punës.

UNDP thekson se zhvillimi i teknologjisë duhet të udhëhiqet nga parimet e përqendruara te njeriu, duke nënvizuar se algoritmet janë mjete që varen nga drejtimi dhe vlerat e njerëzve.

Raporti përfundon me thirrjen që vendimmarrësit të hartojnë politika gjithëpërfshirëse për të siguruar që potenciali i inteligjencës artificiale të përdoret për të avancuar zhvillimin dhe mirëqenien globale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Samsung vjen me një surprizë së shpejti

Samsung vjen me një surprizë së shpejti

Ndalimi i telefonave në shkolla sjell përmirësime në rezultatet e nxënësve, zbulon studimi i Harvardit

Ndalimi i telefonave në shkolla sjell përmirësime në rezultatet e nxënësve, zbulon studimi i Harvardit

Instagram përballet me akuza për ekspozim të të dhënave personale

Më në fund, Instagram sjell funksionin e shumëkërkuar

Zbulohen afatet kur pritet të nisë prodhimi i ekraneve për iPhone 18 dhe iPhone Air 2

Administrata Trump po shqyrton eliminimin e liderëve iranianë për t’i dhënë fund luftës, thotë raporti

Administrata Trump po shqyrton eliminimin e liderëve iranianë për t’i dhënë fund luftës, thotë raporti

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

Zyrtari policor: Të dyshuarit për vrasjen e Likës i ofruan strehim të dyshuarit kryesor, Rejhan Belës

Zyrtari policor: Të dyshuarit për vrasjen e Likës i ofruan strehim të dyshuarit kryesor, Rejhan Belës

​Nisin 16 Ditët e Aktivizmit, Haxhiu kërkon përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt

​Nisin 16 Ditët e Aktivizmit, Haxhiu kërkon përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt

Qeveria e Kosovës mban mbledhje

Qeveria: Ulëm shkallën e papunësisë në 10.8%, rënia më e madhe historike

Muriqi pritet startues ndaj Shakhtarit

Muriqi pritet startues ndaj Shakhtarit

Shtyhet për 13 janar seanca në rastin e “Capëve dhe Sekiraqëve”

Shtyhet për 13 janar seanca në rastin e “Capëve dhe Sekiraqëve”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën