TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Alagendra: Krasniqi në luftë ishte zëdhënës, ai nuk përmendet në raportin e Këshillit të Evropës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Alagendra: Krasniqi në luftë ishte zëdhënës, ai nuk përmendet në raportin e Këshillit të Evropës

Avokatja e Jakup Krasniqit Venkateswari Alagendra e ka dhënë deklaratën hyrëse në gjykimin e Krasniqit.

Ajo fillimisht ka thënë se Krasniqi ka luftuar ndaj një regjimi që ka shkaktuar gjenocidin edhe në Srebrenicë

“Ky regjim shkaktoi edhe gjenocidin në Srebrenicë. Ndoshta mund ta kuptoni pse Jakup Krasniqi i la menjanë shpresat dhe ëndrrat për të luftuar për Kosovësn dhe brezat e ardhshëm që do të jetonin në një Kosovë paqësore”, ka deklaruar ajo.

Alagendra ka shtuar se roli i Krasniqit në luftë dihet publikisht dhe të gjitha deklaratat e tij janë publike. Sipas saj Krasniqi ka qeë zëdhënës që nuk ka qenë i përfshirë në çështje operacionale ushtarake.

“Roli i Jakup Krasniqit si zëdhënës i UÇK-së është i njohur publikisht për 25 vjet që nga shpallaja e emërimit të tij më 1998. Deklaratat e bëra prej tij në mbështetej të UÇK-së ishin publike. Nuk ka përdorur pseudonime në deklaratat publike, por vetëm emrin e tij. Gjithçka që ka bërë ka qenë publike dhe e hapur”, ka thënë avokatja, transmeton teve1.info.

Alagendra ka shtuar se Krasniqi ka qenë i përfshirë edhe në çështje gjyqësore tjera por që nuk ishte i dyshuar për ndonjë krim.

“18 vjet më parë u intervistua dhe u thirr si dëshmitar nga zyra e prokurroit të DPNNJ-së, nga një ekip që përbëhej nga zoti Whiting. Ai dëshmoi në çështjen Limaj më 2005 dhe çështjen Haradinaj më 2007. Askush nuk sugjeroi që ishte i dyshuar apo personalisht i lidhur me ndonjë krim”.

“Ai ka dhënë dëshmi si dëshmitar në dy çështje të tjera më 2018. Përsëri nuk kishte sugjerim se ishte fajtor apo i dyshuar për ndonjë krim apo shkelje në ato çështje”, ka thënë ajo.

Avokatja e Krasniqit po ashtu ka përmendur se klienti i saj nuk përmendet në raportin e Këshillit të Evropës, teksa ka shtuar se ai nuk do të duhej të ishte akuzuar fare.

“Zoti Krasniqi nuk përmendej në raporin e Këshillit të Evropës. Pas më shumë se 20 vtitesh hetime nga DPNJ-ja zoti Krasniqi nuk është arrestuar kurrë për një krim megjithatë më 4 nëntor 2020, shtëpia e tij u rrethua nga njerëz të armatosur, në praninë e shtëpisë së tij dhe ai u soll në Hagë i prangosur. Në moshën 70-vjeçare nuk iu dha një mundësi dinjitoze për t’u paraqitur vullnetarisht”.

“Njerëzit u tronditën dhe u hutuan sepse nuk lidhnin akuzën me atë aktakuzë me personin që ata e kanë njohur dhe atë që ai është sot. Kam besim të plotë se gjatë këtij gjykimi do të shihni si prokuroria ka dështuar në mënyrë të dukshme për të provuar çështjen kundër zotit Krasniqit përtej dyshimit të arsyeshëm por do ta shihni se ai nuk do të duhej të ishte akuzuar fare”, ka thënë Alagendra.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Konjufca është djalë i mirë, por bën ‘hajgare’ dhe manipulon

Sadiku: Konjufca është djalë i mirë, por bën ‘hajgare’ dhe manipulon

Pacolli: Jemi të gatshëm për kompromise për presidentin, opozita po dëshiron zgjedhje

Pacolli: Jemi të gatshëm për kompromise për presidentin, opozita po dëshiron zgjedhje

Një pjesë e Obliqit dhe disa fshatra pa ujë të pijshëm, kontraktori privat dëmtoi gypin dhe nuk e raportoi

Dëmtohet gypi furnizues në Shkabaj, disa zona do të përballen me reduktime të furnizimit me ujë

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë në veturë

“InfoNata” 16.04.2026

Bora i jep fund sezonit katastrofik të Prishtinës, arrin për herë të parë në gjysmëfinale të Play-Offit

Bora i jep fund sezonit katastrofik të Prishtinës, arrin për herë të parë në gjysmëfinale të Play-Offit

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën