TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haxhiu: Mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Haxhiu: Mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore

Në një konferencë për media, Haxhiu tha se ky është një akt i rëndë kriminal dhe se ka njoftuar organet e rendit për këtë rast. Ajo ka thënë se për zhdukjen e tyrje janë njoftuar mbrëmë.

“Ky është një akt i rëndë kriminal, për këtë arsye menjëherë kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit Besim Kelmendin dhe drejtorin e PK-së Fehmi Hoti. Sot në mëngjes kam vizituar IML dhe nga zyrtarët kompetentë jam njoftuar si në vijim: Në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 mostra me gjak, një e urinës dhe një epruvetë e lukthit. Nga këto IML dy epruveta me gjak ia ka dhënë Institutit zciveran dhe një policisë për AND. Pra sipas informacioneve mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit’, tha ajo.

Sipas saj, vetëm tre persona kanë qasje në këtë zyrë ku ruhen mostrat dhe se qëllimi i këtij veprimi është shtrembërimi i rastit.

“Sipas informacioneve vetëm tre persona i kanë çelësat në vedin ku ruhen mostrat çdo kush që ka ndjekur sado pak rastin mbi vrajen e Astritit e ka të qartë se prej 6 vitesh të gjitha të dhënat, provat dëshmitarët dhe çdo rrethanë është synuar të shtrembërohet, zhduket apo të eliminohet. Njëjtë ka ndodhur edhe më këdo që ka pasur vullnet për ta zbardhur këtë rast kujtojmë rastin e mjekëve ekspertëve që përgatitën raportin e veçantë mbi të gjeturat e raportit të autopsisë siç kishte përgatitur IML”, shtoi ajo.

Astrit Dehari kishte vdekur në burgun e Prizrenit në vitin 2016, ku po mbahej në paraburgim.

Ai bashkë me disa aktivistë të VV-së dyshoheshin për sulm ndaj Kuvendit të Kosovë me armë zjarri, ku më pas ata ishin liruar nga këto akuza.

Familjarë por edhe nga partia e VV-së dyshojnë se Astrit Dehari ishte vrarë. Ndërsa që kjo çështje ishte dërguar edhe në institutin zvicran.

Prokuroria Speciale e Kosovës kishte thënë se në raportin e pranuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, më 1 prill të këtij viti për rastin e Astrit Deharit, është thënë se analizat e ADN-së, nga objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin, nuk kanë treguar profil të ADN-së përveçse të vetë atij.

Disa prej objekteve të analizuara kanë qenë brisku i rrojës, stilolapsi i lidhur me një lidhëse këpucësh dhe një pjesë metali./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

1 euro për një orë, barrë shtesë për familjarët e pacientëve në QKUK

1 euro për një orë, barrë shtesë për familjarët e pacientëve në QKUK

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Policia dhe Prokuroria japin detaje për arrestimin e pesë të dyshuarve për krime lufte në Skenderaj

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Arrestohen në Skenderaj pesë persona të dyshuar për krime lufte

Qeveria e kundërshton vendimin e Supremes, e cilëson arbitrar dhe të njëanshëm

Këshilli i Sigurisë së Kosovës mban mbledhje të jashtëzakonshme për zhvillimet në Iran

Vazhdojnë sulmet hakmarrëse të Iranit në bazat ajrore amerikane në Gjirin Persik

Vazhdojnë sulmet hakmarrëse të Iranit në bazat ajrore amerikane në Gjirin Persik

Irani njofton për sulme SHBA-Izrael pranë spitaleve në Teheran

Irani njofton për sulme SHBA-Izrael pranë spitaleve në Teheran

Dua Lipa befason publikun në Brit Awards

Dua Lipa befason publikun në Brit Awards

Sulmet izraelito-amerikane në Iran lënë të vrarë figura kyçe dhe familjarë të udhëheqësit suprem

Sulmet izraelito-amerikane në Iran lënë të vrarë figura kyçe dhe familjarë të udhëheqësit suprem

Mevlan Ademi: Presidenti Begaj na dha zërin që kërkojmë, Shqipëria qëndron krah studentëve

Mevlan Ademi: Presidenti Begaj na dha zërin që kërkojmë, Shqipëria qëndron krah studentëve

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të

1 euro për një orë, barrë shtesë për familjarët e pacientëve në QKUK

1 euro për një orë, barrë shtesë për familjarët e pacientëve në QKUK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën