TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

46-vjeçarja rrëfen se si e mposhti kancerin e gjirit

by Fëllënza Krasniqi
1 vit ago
0
A A
46-vjeçarja rrëfen se si e mposhti kancerin e gjirit

Tëvë1 sjell rrëfimin e 46-vjeçares, Arnisa Osmani se si e mposhti kancerin e gjirit, derisa u bënë thirrje të gjitha grave të bëjnë kontrolle të rregullta.

Kujtimet i ka ende të freskëta.

Ani pse kanë kaluar gjashtë vite, Arnisa Osmani ende e kujton momentin kur iu kumtua lajmi se është prekur nga kanceri i gjirit.

“Lajmin kur e kam marrë vesh para 6 vitesh nuk ka qenë një lajmë i mirë, vet fjala kancer nuk është një fjalë e mirë e lerë më kur mjeku të thotë që në trup ke kancer. Mirëpo është dashtë me luftuar atë send deri në fund”, tha Arnisa.

Ajo thotë se kjo sfidë vetëm se e ka bërë ta shohë jetën me më shumë ngjyra.

“Kjo sfidë Arnisën e ka mësuar me dashtë jetën më shumë, me pa jetën me sy tjetër që jeta është shumë e mirë pa marrë parasysh se çfarë sfidash na sjellë. Gjithmonë duhet të mendojmë se në fund të tunelit gjithmonë ekziston një  dritë”, tha ajo.

E dritën e gjeti edhe vet Osmani pasi që sot e kësaj dite gëzon shëndet të plotë, derisa inkurajon të gjithë gratë që të bëjnë mamografi.

“Përnjëherë vetëm më tha ti më nuk ki çka me bo analiza dhe incizime, thash qysh skam çka me bo, tha ti më nuk je paciente e jona ti je shoqja jonë”.

Nga Klinika e Radiologjisë thonë se ka numër të lartë të të interesuarave për të bërë mamografi.

“Duke filluar nga fillimi i vitit, nga fillimi i janarit deri tashmë me datën 10 nëntor vetëm në mamografinë  statik janë kryer së paku 2590 mamografi. Ndërsa edhe mbi 500 janë kryer me mamograf mobil dhe kemi kaluar mbi 3000 mamografi vetëm në QKUK”, tha Shkendije Nuza, drejtoreshë e Radiologjisë në QKUK.

Nga ky institucion thonë se ka pasur fushata sensibilizuese në tetor e që qëllimi i vetëm i tyre është vizita te mjeku edhe pa qenë nevoja.

“Qëllimi është të bëjnë mamografi pa ankesa klinike domethënë të mos presin, të mos vjen deri tek periudha kur do të prekë diçka por të zbulojmë tumorin kur ende është i pa prekshëm nga dora e pacientit apo nga dora e mjekut”, tha drejtoresha Nuza.

E nga Drejtoria e Shëndetësisë Publike në kryeqytet bënë të ditur për televizionin se janë ndarë subvencione për personat e prekur nga kanceri i gjirit.

“Gjatë këtij viti ne kemi ndarë diku mbi 600 subvencionet që janë të prekura me kancer të gjirit, shuma e tyre është 250 euro një herë në vit. Ne e dimë që kjo shumë nuk është e mjaftueshme por së paku është një shumë e cila disa prej shpenzimeve të tyre mundet me i mbulua me këtë shumë”, tha drejtori  i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku.

Bërja e mamografisë dhe rikonstruktimi i gjirit mund të realizohen falas në sistemin shëndetësor publik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Detaje nga tragjedia në Vushtrri, 31- vjeçari vdes në vendin e punës

Detaje nga tragjedia në Vushtrri, 31- vjeçari vdes në vendin e punës

“Vijat e kuqe” – Kosova rrezikon cikle të pafunda zgjedhore

“Vijat e kuqe” – Kosova rrezikon cikle të pafunda zgjedhore

Studençani i Suharekës bëhet me nënstacion të policisë dhe zjarrfikësve

Studençani i Suharekës bëhet me nënstacion të policisë dhe zjarrfikësve

Tentativa e gjashtë e konstituimit të Kuvendit, partitë politike s’kanë dhënë sinjale për ndërrim qëndrimesh

Deputetët mes besimit qytetar dhe urdhrave partiak

“Këndi i Debatit” 21.05.2026

Ndalohet një person për rastin e vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Vushtrri

Ndalohet një person për rastin e vdekjes së punëtorit në vendin e punës në Vushtrri

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

I lënduari në Istog në gjenjde jo stabile dhe politraumë e rëndë, Emergjenca jep detaje për rastin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën