Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shpallur zyrtarisht 4 korrikun 2026 “Ditën e Miqësisë Amerikane në Prishtinë”, gjatë ngjarjes “America and Kosovo: A Freedom Story for the Next 250 Years”.
Në njoftim thuhet se me këtë vendim, Rama ka riafirmuar miqësinë e veçantë dhe partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në të njëjtën ngjarje, “Çelësi i Kryeqytetit” i është ndarë profesorit Daniel Serwer, ndërsa me “Hyjneshën në Fron” janë nderuar Ed Joseph, Besa Pinchotti dhe Mario Marquez, për kontributin e tyre në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
“Urime 250-vjetori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në fund të njoftimit të Komunës së Prishtinës./teve1.info/







