TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rohde: Një nga obligimet e Kosovës në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, është krijimi i Asociacionit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde sot ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin Publik të Mitrovicës “Isa Boletini”. Para studentëve të këtij universiteti, ai përmendi se një nga obligimet e Kosovës për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, është krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
0
A A
Rohde: Një nga obligimet e Kosovës në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, është krijimi i Asociacionit

Grupe grupe po hynin në sallën solemne të Universitetit Publik të Mitrovicës, “Isa Boletini”.

Kësaj radhe, përpara studentëve, ligjëratë do të mbaj ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, John Rohde.

Me këtë rast për shkak të interesimit, jo të gjithë studentët gjetën vende për t’u ulur.

Me të marrë fjalën ambasadori gjerman, theksoi lidhshmërinë që kosovarët kanë me Gjermaninë dhe afrimin e lëvizjes së lirë për ta.

“Të gjithë kosovarët kanë së paku nga një familjar në Gjermani. Dua të nënvizoj që ishte e padrejtë që Kosova të ketë regjim të vizave. Mirëpo, nga një janari kosovarët nuk kanë pse të pyesin dhe pse të presin për viza. Madje, Kushdo që i pëlqen futbolli, jeni të mirëpritur në Gjermani, pasi vitin e ardhshëm do të mbahet Evropiani tek ne”, tha Rohde.

Përveç kësaj, ai tregoi rëndësinë që Kosova së bashku me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

“Ka një luftë në Evropë, e shumë tensione që vijnë si shkak i politikave të Putinit, çka sjell regres në kontinent. Për Gjermaninë është shumë me rëndësi që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE-së. Nuk është se vetëm duam të bëjmë mirë në Ballkan, por janë edhe interesat tonë të përgjithshme”, u shpreh ambasadori gjerman.

Rohde potencoi nevojën e krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Por, duke thënë se Gjermania nuk kërkon asnjëherë përmbushje të obligimeve që janë në kundërshtim me Kosovën dhe kushtetutën e saj.

“Një nga obligimet e Kosovës në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, është krijimi i asociacionit. Gjermania asnjëherë nuk do të mbështeste dicka që është kundër interesave të Kosovës dhe kundër kushtetutës së Kosovës. Mirëpo, tani është koha e përmbushjes së obligimeve. Sepse vetëm atëherë kur të arriheg normalizimi, mund të shohim sukses për Kosovën në proceset integruese në Evropë, tha ai.

Ambasadori gjerman po ashtu, tha se gjithmonë janë në mbështetje të projekteve që vijnë në kuadër të përmirësimit të gjendjes në Kosovë.

Tags: AsociacioniKosovaRohde
ShareTweet

Postime të ngjashme

Demiri takon Huckabee: Populli i Kosovës, mirënjohës për mbështetjen e Amerikës

Demiri takon Huckabee: Populli i Kosovës, mirënjohës për mbështetjen e Amerikës

 Pozhari: VV-në më parë e shoh në koalicion me PDK-në sesa me Haradinajn

 Pozhari: VV-në më parë e shoh në koalicion me PDK-në sesa me Haradinajn

OSBE kërkon nga Kuvendi i Kosovës të zgjedhë sa më parë anëtarët e rinj e Bordit të RTK-së

OSBE: Zgjedhjet lokale në Kosovë, të gatshme dhe të sigurta

Kosova barazon me Slloveninë, mbetet në vendin e dytë

Kosova barazon me Slloveninë, mbetet në vendin e dytë

Shpërthim vdekjeprurës në një fabrikë të eksplozivëve në ShBA

Tëvë1 siguron pamje të dronëve të dyshuar serbë mbi Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut

Tëvë1 siguron pamje të dronëve të dyshuar serbë mbi Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut

Zeqaj: Pas zgjedhjeve lokale, Kuvendi i Kosovës do të shpërbëhet

Zeqaj: Pas zgjedhjeve lokale, Kuvendi i Kosovës do të shpërbëhet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën