TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rohde: Jam 100 % i sigurt se drafti i Asociacionit nuk është në kontradiktë me Kushtetutën e Kosovës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rohde: Jam 100 % i sigurt se drafti i Asociacionit nuk është në kontradiktë me Kushtetutën e Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se pavarësisht progresit në dialog siç është Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit, nuk ka ndodhur zbatimi i tyre.

Rohde në një intervistë në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka thënë se do të donin që të zbatimi i marrëveshjeve të fillojë sa më shpejtë.

“Ne kemi parë progres, i kemi parë Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit, por nuk kemi parë që implementimi të fillojë  sa më shpejt që është e mundur por, e dini, kemi parë gjëra që zhvillohen në drejtimin e duhur. Gjermania është njëra ndër mbështetëset më të forta të pavarësisë së Kosovës. Për shembull, në javët e fundit kemi parë që në veriu njerëzit i konvertuan  targat e tyre në targa të Kosovës. Ky është një proces mjaft i suksesshëm. Unë shpresoj që edhe në frontin politik implementimi do të duhej rifillojë me shpejtësinë që do të dëshironim”, ka thënë ambasadori gjerman.

Rohde i pyetur për hezitimin e Kosovës dhe Serbisë për të nisur zbatimin e marrëveshjeve, ka thënë se ai si ambasador në Kosovë, përqendrohet në atë se çfarë vendi ynë duhet të bëjë.

Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ai ka thënë se Kosova ka marrë një obligim ndërkombëtar dhe se duhet ta zbatojë.

Ai është shprehur i sigurt se drafti i propozuar është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“I gjithë procesi i cili është shtyrë përpara  sidomos nga Gjermania, veçanërisht në propozimin për njohjen de facto dhe de jure ka të bëjë me atë se çka mund të arrijmë. Unë jam ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, jo në Serbi. Andaj unë përqendrohem në atë që Kosova duhet të bëjë. Kosova ka një përgjegjësi në këtë proces, e cila është implementimi i AKSHS (Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe) i cili është një obligim afatgjatë i Kosovës. Kështu që ne presim nga Kosova të jetë e sigurt në vete, ju e keni mbështetjen tonë dhe unë jam 100 % i sigurt se ne nuk kemi propozuar asgjë që bie në kontradiktë me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Rohde.

Ai duke komentuar raportin e Këshillit të Evropës ka thënë se është bërë e qartë se duhet themeluar Asociacionin për të bërë avancim drejt anëtarësimit në këtë institucion.

“Javën e kaluar, raporti i publikuar i ekspertëve eminent të Këshillit të Evropës, nëse shkoni në faqen 13,  mund të gjeni një fjali në të ‘ne presim që për avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të zbatohet AKSHS-ja’. Pra, detyra është e qartë. Bëjeni”, tha Rohde.

Emisarët evropianë dhe ata amerikanë në fund të muajit tetor kishin vizituar Kosovën, të cilët kishin sjellë edhe një draftstatut për Asociacionin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar se ky draft është më i avancuar se i ai vitit 2013 dhe 2015./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli: Fitorja jonë më 7 qershor do të jetë më e madhe se e 28 dhjetorit

Dugolli: Fitorja jonë më 7 qershor do të jetë më e madhe se e 28 dhjetorit

Dugolli: Lushtaku sfidoi shtetin, qëndroi një orë në lokal pas incidentit – duhej të arrestohej

Dugolli: Lushtaku sfidoi shtetin, qëndroi një orë në lokal pas incidentit – duhej të arrestohej

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla publikon të dhënat e raportit: Kosova, e para në rajon në luftën kundër korrupsionit

Poazhri: Duke i parë reagimet, LDK është më afër shpartallimit se bashkimit

Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje babain e ministres Pirdeni

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

I plagosuri me armë zjarri në Prishtinë në gjendje të rëndë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën