TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“QR Code” në xhamitë e Vushtrrisë, tregojnë historikun e tyre

Në këtë muaj të Ramazanit, në xhamitë e qytetit të Vushtrrisë, ka filluar vendosja e kodeve, përmes skenimit të të cilëve, xhematlinjtë mund të njoftohen për historikun e xhamive dhe imamëve që shërbyen në to. Kjo ide, po mirëpritet nga qytetarët e Vushtrrisë.

nga Fidan Zejnullahu
20 Mars, 2024
0
A A
“QR Code” në xhamitë e Vushtrrisë, tregojnë historikun e tyre

Mjafton një skenim i thjeshtë për dy informacione.

E para ka të bëjë me historikun e xhamisë, ndërsa e dyta me atë të imamëve që shërbyen në të.

Është ky kodi i parë që u vendos në hyrje të xhamisë “Karamanllë” në Vushtrri.

E nga një të tillë, shumë shpejt pritet të kenë të gjitha xhamitë e këtij qyteti.

E ideja për këtë, ishte e kryetarit të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri, Ejup Haziri.

“Ideja ka qenë që njerëzit, besimtarët por edhe vizitorët, ata që e frekuentojnë xhaminë, me pas njohuri për historikun e xhamisë. Ky është një “QR Code” ndërlidhet me historikun e xhamisë. Kjo xhami është nga më të vjetrat në Vushtrri, diku 500 vjeçare”, thotë Ejup Haziri, kryetar i KBI-së në Vushtrri.

E shumë shpejt me një skenim, vushtrriasit kanë rastit të njihen edhe me historikun e gjithë imamëve që shërbyen në këto xhami.

“Janë disa imam që kanë shërbyer në këtë xhami, është xhami e vjetër diku 500 vjeçare, por për disa imam kemi shënime dhe të dhëna, i kemi edhe disa foto që do t’i fusim si informacione”, ka thënë ai.

E imami i kësaj xhamie, Fahri Bahtiri, shpreson që këtë hap ta ndjekin të gjitha xhamitë e vendit.

“Po shpresoj që kjo ide, t’i përfshijë të gjitha xhamitë e Kosovës, që gjeneratat e reja të njihen për së afërmi për historikun e xhamive të Kosovës dhe njerëzve që kanë shërbyer në to, si imam, myezinë apo diçka tjetër”, thotë Fahri Bahtiti, imam në xhaminë “Karamanllë” në Vushtrri.

Ide mjaft të qëlluar, po e vlerësojnë edhe vushtrriasit.

Informacionet që dalin nga skenimi i këtij kodi, tani për tani janë vetëm në gjuhën shqipe.

Ndërsa, shumë shpejt, pritet të përditësohen edhe gjuhët e huaja.

Tags: QR CodeXhamite ne Vushtrri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyba: Nuk është Albulena arsyeja, opozita po kërkon lajthitje procedurale

Zyba: Nuk është Albulena arsyeja, opozita po kërkon lajthitje procedurale

VV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes, kërkon reflektim nga të tjerët

VV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes, kërkon reflektim nga të tjerët

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Pasi u dyshua për dhunë ndaj të dashurës, reagon Valon Syla

“Info Nata”- 30.06.2025

Si u përball Serbia me rezistencën e familjes Jashari – analiza e Ilir Kullës

Si u përball Serbia me rezistencën e familjes Jashari – analiza e Ilir Kullës

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X