Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka filluar një vizitë intensive në Singapor.
Sipas saj, kjo vizitë do të jetë e përqëndruar në potencialin e partneritetit ekonomik ndërmjet të dyja vendeve.
“Singapori, dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë, falë njerëzve punëtorë, vendimeve të mençura e strategjike, luftimit të korrupsionit, investimit në arsim dhe shndërrimit në kryeqendër për investime të huaja”, ka thënë Osmani./teve1.info./