TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KPMM 9 muaj pa bord, PDK akuzon LVV-në për kapjen e këtij komisioni

Janë bërë afër 9 muaj që kur Komisioni për Miniera dhe Minerale është pa bord, andaj rreth 300 kompani nuk po mund të operojnë për shkak se janë në pritje të licencës. Nga PDK akuzojnë LVV-në për kapje të këtij Komisioni, derisa partia në pushtet thotë se javën tjetër pritet të miratohen emrat e bordit të ri.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
KPMM 9 muaj pa bord, PDK akuzon LVV-në për kapjen e këtij komisioni

Rreth 300 kompani janë në pritje të marrjes së licencës në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Por, mungesa e bordit tash e 9 muaj të KPMM-së, i ka lënë këto biznese ende në pritje dhe pa operuar.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala thotë se zvarritja e këtij procesi është duke u bërë kundërligjshëm nga pushteti aktual.

Deputeti opozitar akuzon Lëvizjen Vetëvendosje se e gjithë kjo po bëhet me qëllim të emërimit të njerëzve të tyre në këtë bord.

“Është shpallur konkursi janë shkelë rregullat e konkursit ka vazhduar procedura në Qeveri, Qeveria përsëri ka ndërhyrë dhe e ka ulur numrin e atyre që kanë ofertuar gjegjësisht aplikuar dhe në Komision kanë ardhur 6 kandidatë që do duhej të zgjedheshin 3, edhe pse konkursi e thotë që do duhej të jenë 5. Tani situata është e tillë ku shkeljet janë jashtëzakonisht të mëdha juridikisht dhe Qeveria si duket ka parë gabimet dhe ndërhyrjet e tyre juridike është në orvatje se çfarë vendimesh duhet të merr. Të gjitha këto kanë pasoja për tërë industrinë përpunuese nxjerrëse minerale, me theks të veçantë te ndërmarrjet e sektorit privat, ka thënë Shala për Tëvë 1.

Derisa nga partia në pushtet për Tëvë 1 tregojnë se në seancën e javës së ardhshme pritet që të sillet për votim në Kuvend ky propozim.

“Vonesat e kompletimit të Bordit normalisht që ndikojnë në punën e KPMM-së dhe ne jemi të fokusuar maksimalisht që një gjë e tillë të ndodhë sa më shpejt që është e mundur pra të ndodhë kompletimi i Bordit dhe të vazhdohet me punën normalisht dhe fushëveprimtaria e Bordit të jetë të themi në ato nivelet që dëshirojmë për arsye se ka nevojë sektori”, ka thënë Driton Hyseni, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

E kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj  thotë se vonesat e tilla janë duke iu shkaktuar shumë dëme financiare kompanive të kësaj fushe.

“Çdo ditë e humbur është çdo ditë mijëra euro për kompanitë të cilat sot si rezultat i mungesës së tyre nuk mund të funksionojnë dhe ushtrojnë detyrën, kur dihet që makineria e tyre është jashtëzakonisht e rëndë dhe e kushtueshme dhe të gjitha kompanitë pothuajse janë pjesë e kredive të cilat obligohen t’i paguajnë kamatat e kredive që nuk janë të favorshme për bzineset në Kosovë e pothuasje sot ato nuk funksionojnë fare ndërsa kredia vetëm i vazhdon dhe kamatat janë të obliguar t’i paguajnë”, ka thënë Dreshaj.

Kuvendi i Kosovës kishte shkarkuar Bordin e KPMM-së në shtator të vitit të kaluar me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak të një vendimi për faljen e një borxhi ndaj Ferronikelit.

Tags: KPMMmungesa e bordit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Komuna e Gjakovës hap thirrjen për pranimin e kërkesave për vlerësim nga dëmet

Komuna e Gjakovës hap thirrjen për pranimin e kërkesave për vlerësim nga dëmet

Policia shpall në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen e djeshme në Pejë

Policia shpall në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen e djeshme në Pejë

Reshjet rrisin nivelin e ujit në Batllavë dhe Badoc

Reshjet rrisin nivelin e ujit në Batllavë dhe Badoc

Drenasi shtatë ditë pa ujë, Lladrovci flet për situatën pas vërshimeve

Drenasi shtatë ditë pa ujë, Lladrovci flet për situatën pas vërshimeve

Osmani: Kontributi i Aratit ishte kyç që Kosova t’i fitojë Lojërat Mesdhetare 2030

Osmani: Kontributi i Aratit ishte kyç që Kosova t’i fitojë Lojërat Mesdhetare 2030

Vuçiq votoi në Beogradin e Ri

Gazetari kroat: Vuçiq ka nisur përgatitjet për falsifikimin e zgjedhjeve, do të ketë ndihmë nga Republika Sërpska

Komuna e Gjakovës hap thirrjen për pranimin e kërkesave për vlerësim nga dëmet

Komuna e Gjakovës hap thirrjen për pranimin e kërkesave për vlerësim nga dëmet

Basketboll, Huffman më i miri i xhiros

Basketboll, Huffman më i miri i xhiros

Zeneli vendosi me zemër për Suedinë

Zeneli kërkon largimin nga Elfsborgu

Rashica kërkohet në Ligue 1 të Francës

Rashica kërkohet në Ligue 1 të Francës

Policia shpall në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen e djeshme në Pejë

Policia shpall në kërkim tre të dyshuarit për plagosjen e djeshme në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën