TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

35 vjet nga rënia heroike e Ali Ajetit, nëna e dëshmorit tregon porositë që ia dha të birit

Sot është shënuar 35 vjetori i rënies heroike të Ali Ajetit. Ish-themeluesi i Çetës së Llapit, u vra në fshatin Shtedim të Podujevës, gjatë një beteje me forcat serbe. Nëna e heroit, Vahidja, për Tëvë1 ka zbuluar porositë që ia dha të birit ndërsa fjalë të mëdha për Ali Ajetin, pati edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

nga Fidan Zejnullahu
30 Maj, 2024
0
A A
35 vjet nga rënia heroike e Ali Ajetit, nëna e dëshmorit tregon porositë që ia dha të birit

Në livadhet e Shajkocit të Podujevës u takuan në fillimin e prillit të vitit 1989.

Këtu Hetem Ajeti, për herë të fundit, e pa gjallë, nipin Ali Ajetin.

Me themeluesin e “Çetës së Llapit” këtu u takua me mision.

“Me 4 prill, këtu jam takua me Aliun dhe Hasan Ramadanin. Atë natë jau kom sjell diku 25 kg eksploziv. Atë natë me tha Aliu që duhet me na i gjet një vend tjetër për strehim, sepse këtu jemi zbuluar, tregon axha i heroit Ali Ajeti.

Pas kësaj, Hetem Ajeti ra në duart e policëve serb.

Ndërsa nipi, Ali Aljeti, vazhdoi me organizimin e demonstratave e sulmeve mbi pushtuesit serb.

Nëna e tij, Vahidja, tregon momentet kur i biri, Aliu, ia kërkoi hallallin.

“Unë i thashë hallall të qoftë 100 mijë herë. Tha jo valla nuk ma banë hallall.I thashë hallall të qoftë me 9 muaj që të kam bartur e që të kam rritur, i thashë je hi, nuk dua me dal, me i tradhtua shokët. Me tha jo, gajle mos ki”, shprehet nwna e dëshmorit.

Me 30 maj të vitit 1989, Ali Ajeti po printe demonstratës masive të shqiptarëve në Podujevë.

Kërkesës së shqiptarëve për “Kosovën Republikë” forcat serbe iu përgjigjën dhunshëm.

Kjo bëri që protestuesit të shpërndahen në shumë drejtime.

Ndërsa, Ali Ajeti së bashku me një grup protestuesish, morën rrugën për në fshatin Shtedim.

Këtu, Ali Ajeti u ra heroikisht gjatë një beteje me forcat serbe.

Ndërsa lajmi për vrasjen e tij, arriti në shtëpinë e familjes Ajeti.

Si e ka shti në rrymë radion, tha u vra Arben Ajeti. Jom dal prej bodrumit, thashë çka e përmendi Arbenin, tha jo Arbeni po Aliu shkoi. I thashë a u vra a u mbet gjallë? Thanë jo u vra. Thashë nuk qenka vra po paska lind për së dyti. Thashë shyqyr që nuk u zënë u gjallë, e shyqyr që pushka i ka ra djalit tem e jo në atë djalin tjetër që u kanë i hasretit” rrëfen ajo për Tëvë 1.

Në 35 vjetorin e rënies heroike të Ali Ajetit, në Prishtinë, u mbajt një akademi përkujtimore.

Fjalë të mëdha për heroin, pati kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Me 23 mars të vitit 1989, regjimi terrorist i Serbisë ia suprimoi autonominë Kosovës. 4 ditë më pas, me 27 mars të vitit 1989, disa djem nga treva e Llapit, kryen një aksion të armatosur duke e vrarë një polic e duke e plagosur një tjetër. Ata i takonin një grupi që njihej si Çeta e Llapit, i cili drejtohej ushtarakisht nga Ali Ajeti dhe politikisht nga Sabri Kiçmari. Mes dhjetëra organizatash ilegale të formuara dhe të shpërbëra në llap që në vitet e ’50-ta, Çeta e Llapit ishte organizata e parë në Kosovë që kishte karakter ushtarak të një rezistence të armatosur”, tha Kurti.

Vepra e Ali Ajetit, u bë frymëzim edhe për njërin nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitin.

Tags: Ali Ajetirrëfime
ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku paralajmëron platformën 15-pikëshe për Qeverinë e Unitetit

Auto Draft

Bizneset pritet të shtrenjtojnë produktet, shkak çmimi i rrymës

Auto Draft

Tuneli i “kurrizi” gati në qershor, qytetarët shprehen të kënaqur me projektin

Sulmi me armë ndaj furgonit që po transportonte para, deklarohet policia

Grabitja në Veternik – pas 75 ditëve trajtim në Turqi, vushtrriasi kthehet në shtëpi

Portugalia  fiton trofeun e Ligës së Kombeve

Portugalia  fiton trofeun e Ligës së Kombeve

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku paralajmëron platformën 15-pikëshe për Qeverinë e Unitetit

Auto Draft

Bizneset pritet të shtrenjtojnë produktet, shkak çmimi i rrymës

Auto Draft

Tuneli i “kurrizi” gati në qershor, qytetarët shprehen të kënaqur me projektin

Sulmi me armë ndaj furgonit që po transportonte para, deklarohet policia

Grabitja në Veternik – pas 75 ditëve trajtim në Turqi, vushtrriasi kthehet në shtëpi

Ndalimi i ish-policit  në Serbi, Morina: Qetësia në veri nuk i konvenon Vuçiqit

Ndalimi i ish-policit në Serbi, Morina: Qetësia në veri nuk i konvenon Vuçiqit

Policia: Vdekja e të riut në autostradën “Arbën Xhaferi” nuk ishte si pasojë e aksidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X