TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti premton reformë në arsim, thotë se po përgatiten gjeneratat për zhvillim e udhëheqje të vendit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti premton reformë në arsim, thotë se po përgatiten gjeneratat për zhvillim e udhëheqje të vendit

Kryeministri Albin Kurti, ka marr pjesë në Konferencën për Rininë 2023 të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, konferencë kjo përmbyllëse e këtij viti ku u prezantua politika e re qendrore karshi rinisë, dhe gjatë të cilës pati sesione interaktive, demonstrime dhe diskutime.

Duke kujtuar Muajin e Rinisë në gusht të këtij viti, Panairin e Punës e sukseset e rinisë në film, art, sport, biznes e teknologji, kryeministri Kurti u shpreh se roli i shtetit është ta përcjellë talentin dhe potencialin me mbështetje direkte, siç është edhe Strategjia Shtetërore për Rininë.

“Me Strategjinë Shtetërore për Rininë, kemi hartuar dokumentin kryesor orientues afatgjatë për qeverinë karshi rinisë, ku secila ministri e institucion ka përcaktuar rolin e vet. Përveç se është strategji që na orienton drejt zhvillimit, është edhe një mjet reforme për politikëbërje ndërsektoriale për rininë, për herë të parë në vendin tonë”, u shpreh kryeministri.

Pavarësisht vështirësive dhe defekteve në sistemin arsimor, kryeministri tha se jemi duke punuar në reforma, siç është arsimi dhe aftësimi profesional, arsimimi falas në nivelin e lartë publik dhe dhënia e bursave për notë mesatare të lartë, pesë mijë bursave tjera për studime brenda dhe jashtë vendit, si dhe bursave për vajzat në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe të matematikës.

Tutje, kryeministri përmendi se në fillim të vitit 2021 ishin 28 293 të rinj të punësuar, kurse në fund të korrikut sivjet 2023, numri i të punësuarve ishte 60 884, arritje kjo mundësuar edhe përmes platformës së punësimit SuperPuna, programit “Kosova Generation Unlimited”, dhe programit “Komunat për të rinjtë”.

Ndërkaq Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren dhe Parkun e Teknologjisë Digjitale në Bernicë i cilësoi hapësira të veçanta për kreativitet dhe inovacion.

“Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare EYCA, do të sjellë benefite brenda dhe jashtë Kosovës për të gjithë të rinjtë tanë, pa dallim, nën moshën 30 vjeçare, tha kryeministri, teksa shtoi se me liberalizimin e vizave, dhe përparimin në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, jemi në prag të mobilitetit të shtuar dhe lidhjes më të afërt me Evropën, e nëpërmjet programeve në shkolla publike, po bëjmë shtrirjen e artit, sportit dhe vullnetarizmit për gjeneratat e reja në komunën e Prishtinës, Gjilanit, Skënderajt, Pejës, Mitrovicës, Prizrenit, Ferizajt dhe Kamenicës”, deklaroi Kurti.

“Unë jam i bindur se nuk ka asgjë më të rëndësishme që mund të bëjmë si Qeveri se sa të përgatisim gjeneratën e ardhshme për zhvillim e për udhëheqje të vendit tonë”, përfundoi kryeministri duke u bërë thirrje të rinjve të kujdesen e të punojnë bashkë, për t’i ndihmuar vetës, njëri-tjetrit dhe shtetit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kraki: Lajmi për marrëveshje me LDK-në nuk është i vërtetë

Kraki: Lajmi për marrëveshje me LDK-në nuk është i vërtetë

Kraki: Pas zhvillimeve në LDK, është e nevojshme shtyrja e thirrjes së seancës konstituive

Kraki: Pas zhvillimeve në LDK, është e nevojshme shtyrja e thirrjes së seancës konstituive

Haziri për zgjedhjet e reja: Sonte 50/50 – nëse LVV përsërit skenarin e 28 dhjetorit, bëhen të pashmangshme

Haziri: Mos u merrni me dëshirat e ministrave serbë, t’i kthehemi bashkëpunimit në Kosovë, e të realizojmë bashkimin e shqiptarëve

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohen tre persona në Mitrovicë, synuan tjetërsimin e 21 pronave të paluajtshme

“Këndi i Debatit” 16.07.2026

Çmimet e arit dhe argjendit në nivele historike

Ari bie përsëri nën 4,000 dollarë, tensionet në Lindjen e Mesme nxisin frikën për inflacionin

Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama për Paunoviqin: S’do të reagojmë për çdo idiotësi nga Beogradi, kemi vepruar përmes MPJ-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën