TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“300% rritje e çmimit të energjisë” – Pronari i një biznesi në Ferizaj paralajmëron largimin nga Kosova

Nga 1 maji pritet të fillojë edhe faza e dytë e liberalizimi të tregut të energjisë ku 115 biznese tjera do të paguajnë energjinë me tarifa jo të rregulluara. Po ky vendim i ZRRE-së ka ngarkuar një biznes nga Ferizaj i cili madje po mendon largimin nga Kosova.

by Doresa Geci
2 orë ago
0 0
A A

Kapacitetin e prodhimit e ka të njëjtë. Por për kilovatët e shpenzuar, tashmë po paguan 300 për qind më shumë.

Nijazi Musliu, pronar i një biznesi në Ferizaj, thotë se çmimi i energjisë elektrike është vështirë i përballueshëm.

E kjo krejt si pasojë e  hyrjes në treg të lirë të energjisë, ku tarifat nuk janë të rregulluara.

“Ne është dashtë me u inkuadruar në liberalizimin e tregut të energjisë elektrike dhe ngritje të çmimeve thuajse për 300%  e kjo ka qenë për neve një ngarkesë tepër e madhe sepse ne më herët kemi kalkuluar me çmime të energjisë elektrike dhe produktet tona të cilat gjithçka punohet me energji, pra të gjitha makinat punojnë me energji elektrike  kjo na ka rrit koston e produktit dhe nuk na bënë konkurrent me kompanitë tjera në rajon”, thotë pronari i fabrikës, Nijazi Musliu.

E ky nuk është problemi i vetëm i këtij biznesi. Së fundmi po përballet edhe me reduktime të energjisë.

“Reduktimet e energjisë elektrike kanë filluar që nga fundviti i vitit të kaluar dhe kjo po na përcjelle edhe janari e shkurtin dhe nuk dimë se kur do të merr fund kjo ndërprerje e rrymës që për neve është në të vërtetë një ngarkesë tepër e madhe na shkakton dëme të mëdha se ne kemi kontrata diku mbi 70% eksport ndërkombëtar dhe ne duhet të jemi të përpiktë me ofrimin e produkteve tona”, thotë ai.

Për këtë pronari mendon edhe largimin nga Kosova.

“Do të vjen një ditë që ne ndoshta të largohemi edhe nga tregu ose prodhimin nga Kosova krye-këputë ose të kalojmë në Shqipëri ose në ndonjë shtet tjetër të cilat na jepin edhe objektin pa qira, pra shtetet e tyre veç me punësu punëtorët e tyre”.

E që nga 1 maji, pritet të fillojë edhe faza e dytë e liberalizimit të energjisë elektrike.

“Ne fazën e dyte te liberalizimit e cila sipas vendimit te ZRRE-së nis nga muaji i ardhshëm, sipas informatave qe kemi do te dalin rreth 115 biznese ne treg te hapur. Aktualisht KESCO ka informuar konsumatoret për ketë proces”, thotë zëdhënësja e KESCO-s, Margarita Rashiti.

Por sipas Dhomës së Tregtisë i gjithë procesi i daljes në treg të hapur nuk ka qenë transparent.

“E kemi parë reduktimet që kanë ndodhur, pra nuk ka qenë rrjeti fare i përgatitur për këtë proces dhe nuk është as sot e kësaj dite as për procesin e dytë dhe ajo çka ngreh dyshime është së fillimisht ZRRE u ka thënë medieve që do të jenë 50 biznese, javën e kaluar KESCO në një deklaratë tha që neve na ka ardhur informacioni që do të jenë 113 e pardje e mora informacionin që do të jenë 140 biznese”, thotë Kushtrim Ahmeti nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Faza e parë e liberalizimi filloi me 1 qershor të  vitit të kaluar, ku 1300 kompani kaluan me tarifa jo të rregulluara. Bizneset me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro u obliguan të blejnë energjinë sipas ofertave të kompanive privatë të licencuar për tregtim të energjisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Rama: Përfundon inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, paralajmërohen masa për shkeljet

Brukseli mbledh liderët e rajonit, Bytyçi: Kosova të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

​Pas arrestimeve në Serbi, studentët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të BE-së

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Haxhiu nis detyrën e presidentes me homazhe në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës

Dy emigrantë u gjetën të vdekur në Korçë, policia jep detaje

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Haxhiu u.d. e presidentes, opozita druan se vendi do hyjë në cikël krizash politike

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Presidenca me staf të ri, Haxhiu zëvendëson Osmanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën