tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Mohohet akuza e Arifit për ndërhyrje në zgjedhjet për Këshillin Nacional Shqiptar

Këshilli Nacional Shqiptar është bërë me udhëheqje të re. Janë katër parti shqiptare në Luginë që do të drejtojnë tri vjetët e ardhshme këtë institucion. E me këtë nuk po pajtohet kreu i Alternativës për Ndryshim, Shqipërim Arifi i cili akuzon kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje se paguan rivalet e tij politik. Por nga partia e Kurtit i kanë mohuar këto akuza të kreut të Preshevës

tëvë1 nga tëvë1
10/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Nacional Shqiptar është bërë me udhëheqje të re. Janë katër parti shqiptare në Luginë që do të drejtojnë tri vjetët e ardhshme këtë institucion. E me këtë nuk po pajtohet kreu i Alternativës për Ndryshim, Shqipërim Arifi i cili akuzon kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje se paguan rivalet e tij politik. Por nga partia e Kurtit i kanë mohuar këto akuza të kreut të Preshevës.

Javëve të fundit, në Luginën e Preshevës, kryetemë ka qenë Këshilli Nacional Shqiptar.

E për të udhëhequr me këtë institucion, Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Progresit Demokratik dhe Partia Demokratike  u bënë bashkë kundër Alternativës për Ndryshim. Andaj edhe këto zgjedhje, u fituan nga koalicioni i përbashkët.

Kryetari i APN-së, njëherit edhe i parti i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi thotë se për këtë marrëveshje kundër subjektit të tij, partitë shqiptare u paguan nga Qeveria Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

E nga kjo fitore e përbashkët, mandati i kryetarit për KNSH-në u nda me dy kryetarë. Një vit e gjysmë këtë institucion do ta drejtojë Nevzad Lutfiu nga LPD-ja, ndërsa dy vite të tjera përfaqësues të PVD-së

Sipas Nevzad Lutfiut, akuzat e të parit të Preshevës janë të pavërteta.

E pas Lutfiut, në krye të KNSH-së do të vijë një përfaqësues nga PVD-ja.

Enkel Rexhepi nga ky subjekt politik thotë se koalicioni u bë për të mos u shuar Këshilli Nacional Shqiptar.

Për këto akuza, Tëvë1 ka kontaktuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

“Deklaratat e z. Shqiprim Arifi nuk qëndrojnë fare dhe janë tërësisht të pavërteta në raport me atë se çfarë ka thënë ai për LV-në. Dhe si të tilla nuk është se dojnë më shumë koment”, ka thënë zëdhënsi Arlind Manxhuka.

Të dielën, rezultatet e zgjedhjeve me elektorë për Këshillin Kombëtar Shqiptar, ishin 320 vota për koalicionin dhe 187 vota për APN-në.

Kronika e realizuar nga gazetarja Fetije Kamberi

Tags: Keshillli Nacional ShqiptarPresheve

Të ngjashëm

LAJMET

Kurti: Ekstremistët e dhunshëm në veri të arrestohen, pastaj zgjedhje të parakohshme

02/06/2023
LAJMET

Zeqiri: Nuk po mendojmë për t’u dorëhequr, situata po qetësohet dita ditës

02/06/2023
LAJMET

Hamiti: Bidenin nuk e ka quajtur ‘naiv’ as Lavrovi, kush është Albin Kurti ta bëjë

02/06/2023
LAJMET

Kurti: Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkanin Perëndimor

02/06/2023
Foto ilustruese
LAJMET

Aksident me tre të lënduar në Maxhunaj të Vushtrrisë

02/06/2023
LAJMET

Sveçla: Policia dhe AKI kanë arritur t’i identifikojnë kriminelët në veri

02/06/2023

Kurti: Ekstremistët e dhunshëm në veri të arrestohen, pastaj zgjedhje të parakohshme

02/06/2023
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se nuk e konteston domosdoshmërinë për zgjedhje të parakohshme në veri, por paraprakisht duhet...

Zeqiri: Nuk po mendojmë për t’u dorëhequr, situata po qetësohet dita ditës

02/06/2023
0

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri vlerëson se në situatën aktuale, nuk duhet të ketë zgjidhje në veri. Ai bëri...

Hamiti: Bidenin nuk e ka quajtur ‘naiv’ as Lavrovi, kush është Albin Kurti ta bëjë

02/06/2023
0

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka dhënë kritika të forta për kryeministrin Kurti, i cili para disa ditës...

Kurti: Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkanin Perëndimor

02/06/2023
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mohuar pretendimet se Policia e Kosovës ka përdorur dhunë në trazirat e fundit në...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.