TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Këshilltar i qeverive të Kosovës: Formësimi i dialogut është bërë sipas interesave të Serbisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Këshilltar i qeverive të Kosovës: Formësimi i dialogut është bërë sipas interesave të Serbisë

Profesori Marc Weller që ka shërbyer si këshilltar i kohëpaskohshëm i qeverive të Kosovës që nga viti 1992 ka bërë një analizë të thellë rreth dialogut të Brukselit dhe ngecjet në të.

Kjo ekspertizë e Weller, i analizon arsyet e bllokimit aktual të negociatave të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Thotë se dialogu po udhëhiqet nga lehtësuesi aktual i BE-së në mënyrë tejet të pabalancuar, aq sa e rrezikon vazhdimin e procesit.

“Duke e akomoduar refuzimin e Serbisë për ta nënshkruar Marrëveshjen Bazë të Brukselit të datës 27 shkurt 2023, procesi duket se fokusohet vetëm në çështjet që Republika e Serbisë do që të diskutohen dhe të cilat kërkojnë sakrifica vetëm nga Republika e Kosovës. I gjithë procesi, përfshirë edhe nismën gjermano-franceze për një marrëveshje bazë, duket se është transformuar në një makineri për t’i bërë trysni Kosovës që t’i pranojë kërkesat e Serbisë duke e injoruar plotësisht balancën e pretenduar të Marrëveshjes Bazë të Brukselit. Ky fakt bëhet edhe më i rëndë me humbjen e besimit te tehtësimi i BE-së dhe qasjen i saj të gabuar, të pabalancuar e ndonjëherë edhe joprofesional gjatë procesit”.

Sipas tij, formësimi i dialogut është bërë vetëm sipas interesave të Serbisë.

“Me gjithë fokusin e qartë të dialogut dhe mandatin e PSBE-së, z. Lajçak, procesi i Brukselit kryesisht e ka injoruar këtë qëllim të përgjithshëm. Në vend të kësaj, ka pasur përpjekje për t’i ringjallur bisedimet dhe marrëveshjet teknike. Republika e Kosovës ka përsëritur disa herë se shumë, nëse jo shumica dërrmuese e këtyre marrëveshjeve, që janë më shumë se 20, nuk janë zbatuar nga Republika e Serbisë”, ka shkruar Weller.

Megjithatë, sipas tij në pajtim me interesat dhe kërkesat kyç të Republikës së Serbisë, dialogu është fokusuar në një temë të vetme kyç që i intereson Serbinë. Ky është zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit nga 2013-a, dhe kjo vetëm sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (AKSHS) që propozohet në të.

“Në fakt, kjo marrëveshje i përmban disa elemente që Serbia nuk i ka zbatuar. Në vend se të merret një pikëvështrim i balancuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në procesin e Brukselit, kërkesa që lidhet për AKSHS është lejuar të shndërrohet në temën të madhe që tash i dominon negociatat aktuale. Kështu, Lehtësuesi dhe përkrahësit e tij ndërkombëtarë i kanë kornizuar palët në një diçka që duket se është shndërruar në rebus të pazgjidhshëm”

Weller thotë se në vend se të kërkojnë zgjidhjen e nyjës gordiane me propozime inovative në negociata, e gjithë vëmendja ndërkombëtare është fokusuar në detyrimin e Republikës së Kosovës që t’i pranojë disa kërkesa të veçanta në këtë pikë.

“Një trysni e këtillë e njëanshme nuk besohet se mund ta impresionojë një qeveri që ka ardhur në pushtet me mandat të fuqishëm popullor për të mbrojtur sovranitetin dhe vetëvendosjen e Kosovës”./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Garat çiklistike, sot mbyllen përkohësisht autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”

Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave

LVV dënohet me 5 mijë e 100 euro për përfshirjen e të miturës në fushatë

LVV dënohet me 5 mijë e 100 euro për përfshirjen e të miturës në fushatë

​Tërshani: Dorëzova në polici një dosje me 650 faqe me kërcënime “online”

​Tërshani: Dorëzova në polici një dosje me 650 faqe me kërcënime “online”

Costa në Shqipëri: Përshpejtoni luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Costa: Integrimi në BE kërkon përgjegjësi dhe bashkëpunim politik në Kosovë

Përurohet shtatorja e heroit Zejnullah Zejna në Sojevë

Përurohet shtatorja e heroit Zejnullah Zejna në Sojevë

Trump pretendon se lideri i ri suprem i Iranit është i përfshirë në negociatat për t’i dhënë fund luftës

Trump pretendon se lideri i ri suprem i Iranit është i përfshirë në negociatat për t’i dhënë fund luftës

Dronët ukrainas godasin Shën Petersburgun ndërsa hapet forumi më i rëndësishëm ekonomik i Rusisë

Dronët ukrainas godasin Shën Petersburgun ndërsa hapet forumi më i rëndësishëm ekonomik i Rusisë

Shqipëria zgjidhet Presidente e Evropës së Pyjeve

Shqipëria zgjidhet Presidente e Evropës së Pyjeve

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Marseille, favorit për Zhegrovën

Broja me probleme fizike para duelit me Poloninë

Lazio nis kontaktet për Brojën

Napoli konfirmon blerjen e Hojlundit

Napoli konfirmon blerjen e Hojlundit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën