TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

29:0, Hajvalia pa “mëshirë” për kundërshtaren e Superligës!

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
29:0, Hajvalia pa “mëshirë” për kundërshtaren e Superligës!

“Superligë” quhet gara elitare e Kosovës në futboll për femra, por rezultatet që po arrihen në këtë Superligë nuk janë të denja.

Të dielën është arritur një rezultat i pabesueshëm. Klubi kampion EP Hajvalia nuk shfaqi “tro” mëshire për vajzat e KFF Jakova, derisa i mposhti me rezultat 29:0. Rezultati po dëshmon për gjendjen e rëndë në ligën e futbollit për vajza. Edhe në vjeshtë ka pasur rezultate të tilla të pabesueshme, ndërsa gjendja e njëjtë po vazhdon edhe në pranverë.

“E kemi rinisur në mënyrën më të mirë kampionatin e Kosovës në futboll. Në ndeshjen e parë të këtij stinori kemi shënuar fitore të thellë në udhëtim ndaj KFF Jakovës, 29:0. Në këtë takim kanë shkëlqyer Flondra Behrami me tetë gola, Albulena Guri me shtatë gola dhe Qëndresa Krasniqi me gjashtë gola”, ka njoftuar EP Hajvalia.

Bahtije Miftari, Lumbardha Misini, Verona Berisha, Fatlinda Rama dhe Erestina Selimi po ashtu shënuan gola për Hajvalinë. 19:0, 10:1, 25:0, 32:0, 10:0, 14:1, 11:1, 11:0, 20:1, 14:3, 19:0 ishin rezultatet tjera turpëruese të këtij edicioni. Thuajse në të gjitha këto ndeshje u paraqit Jakova. Kjo skuadër ka humbur të gjitha ndeshjet e deritashme. Ka shënuar tetë gola, ndërsa ka pranuar gati 200.

Në ndeshjet tjera të javës së parë të stinorit pranveror, rezultatet ishin më të përafërta. Mitrovica fitoi 7:1 ndaj Llapit. Kosova VR fitoi 3:1 ndaj Bazeli 2015, ndërsa Dukagjini e mposhti Malishevën me 2:0.

Në asnjë ligë kosovare nuk është dallimi i madh mes skuadrave si në Superligën e futbollisteve. Deri në fund të edicionit mund të ketë rezultate tjera të pabesueshme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muslija lëndohet rëndë, rrezikon përfundimin e sezonit

Muslija lëndohet rëndë, rrezikon përfundimin e sezonit

Vëllaznimi ankohet në FBK për largimin nga liga

Vëllaznimi ankohet në FBK për largimin nga liga

Kosova e futsallit mposht edhe Austrinë, kualifikohet në “Main Round” të Botërorit

Kosova e futsallit mposht edhe Austrinë, kualifikohet në “Main Round” të Botërorit

Italia gjen trajnerin e përkohshëm pas largimit të Gattusos

Italia gjen trajnerin e përkohshëm pas largimit të Gattusos

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën