TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​28 vjet nga zgjedhjet parlamentare e presidenciale në Kosovë

by Tëvë1
7 muaj ago
1
A A
​28 vjet nga zgjedhjet parlamentare e presidenciale në Kosovë

Në cilësinë e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova më 23 dhjetor 1997 e bëri shpalljen e zgjedhjeve te reja ”parlamentare dhe presidenciale” për datën 22 mars 1998, të cilat sipas KQZ-së u mbajtën në 29 zona – njësi zgjedhore, për t’u zgjedhur presidenti dhe 130 deputetë, 100 prej të cilëve dalin në zgjedhje të drejtpërdrejta, kurse 30 vendet tjera shpërndahen sipas proporcionit.

Kryetar i Komisionit Qendror të zgjedhjeve presidenciale e parlamentare të 22 Marsit 1998, ishte caktuar gjykatësi Tadej Rodiqi.

Sipas KQZ, në këto zgjedhje morën pjesë dhjetë parti politike, tri asociacione, Shoqata e Juristëve të Pavarur, Lëvizja e të Gjelbërve e Kosovës dhe Lidhja e Qytetarëve e Kosovës, dhe tre kandidatë të pavarur për deputet, dy nga Deçani dhe një nga Dragashi. Më 19 mars 1998, Ibrahim Rugova i bëri apel popullit të dalin masovikisht në zgjedhjet parlamentare e presidenciale më 22 mars.

Në apelin e Ibrahim Rugovës thuhej:

“Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës. Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 22 marsit në Republikën e Kosovës janë me rëndësi të veçantë historike, kombëtare e shtetërore. Me këto zgjedhje mbahet dhe forcohet rendi demokratik në Kosovë, duke u afirmuar vota e lirë e qytetarëve. Me këto zgjedhje forcohet legjitimiteti i udhëheqjes dhe institucioneve të Kosovës, krijohen mundësi më të mëdha të ndërtimit të shoqërisë dhe të shtetit civil. Me këto zgjedhje forcohen më shumë lidhjet e Kosovës me miqtë e saj të shumtë në botë, sidomos me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. Në cilësinë e Kryetarit të Republikës së Kosovës, ftoj të gjithë qytetarët që të dalin në votime. Nga institucionet republikane e lokale kërkoj të bëhen përgatitjet e duhura për realizimin me sukses të zgjedhjeve të 22 marsit. I ftoj qytetarët të votojnë për kandidatët parlamentarë e presidencialë të subjekteve politike që marrin pjesë në zgjedhje, sidomos të LDK-së, dhe të partive tjera që kanë punuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe pavarësisë së tij”, pati thënë ish-presidenti Rugova.

Përndryshe, nga këto zgjedhje asnjëherë nuk është bërë e ditur se cilët nga kandidatët kanë marrë votat e mjaftueshme për të qen deputetë, por gjithashtu asnjëherë nuk është mbajtur seanca konstituive, siç nuk është zgjedhur as presidenti dhe as Qeveria./KP

Tags: presidentTeve1zgjedhje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqetësuese: Disa nxënës akoma pa libra, problemi evidentohet në disa shkolla të Kosovës

Shqetësuese: Disa nxënës akoma pa libra, problemi evidentohet në disa shkolla të Kosovës

Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, nuk dihet identiteti i të dyshuarit

I dyshuari për vrasjen e 29-vjeçarit në Gjilan i njohur për organet e rendit dhe është në kërkim

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Vritet një person në Gjilan

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

​Andin Hoti – Daçiqit: Eja në Prizren, të presin burgjet e Kosovës

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot i ndryshueshëm gjatë javës

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën