TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

28 vatra zjarri gjatë 24-orëve në Shqipëri

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
28 vatra zjarri gjatë 24-orëve në Shqipëri

Flakët janë aktive në  fshatin Shetaj të bashkisë Durrës, ku në orët e para të mëngjesit janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës, të mbështetur nga Forcat e Armatosura për vënien nën kontroll të zjarrit.

Në fshatin Mal Bardhë të bashkisë Kurbin, për të cilin ditën e djeshme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor, të mbështetur nga 50 Forca të Armatosura. Sot po bëhet monitorimi dhe kontrolli i vatrave nga pushteti vendor.

Në fshatin Sojnik të Gramshit, për të cilin ditën e djeshme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor të bashkisë Gramsh, të mbështetur nga shërbimi zjarrfikës i bashkisë Cërrik dhe Belsh. Sot ka vijuar operacioni nga forcat e pushtetit vendor.

Në fshatin Prongji të Gjirokastrës, është riaktivizuar vatra e zjarrit e cila u fik ditën e djeshme, ku janë angazhuar forcat e Pushtetit vendor, të mbështetur nga Forcat e Armatosura. Sot janë angazhuar pushteti vendor.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar vatrat në:

në fshatin Mali i Jushit, bashkia Vau Dejës;

në fshatin Gjegjan dhe mbi kurorën e qytetit Pukë;

në fshatin Bershi, bashkia Klos;

në fshatin Arapaj, bashkia Durrës;

në Parkun Kombëtar Qafshtamë, bashkia Krujë;

në fshatin Torovicë, bashkia Lezhë;

në fshatin Shpërdhezë, bashkia Mirditë;

në fshatin Lezhan, bashkia Selenicë;

në fshatin Vanë, bashkia Delvinë;

në fshatrat Dyshnik dhe Mbreshtan, bashkia Berat;

në lagjen Gronic, dhe fshatin Sheper, bashkia Gjirokastër;

në fshatrat Çollakaj dhe Blerimaj, bashkia Kavajë;

në fshatin Spille, bashkia Rrogozhinë;

në fshatin Ferras, bashkia Fier;

në fshatin Peshtan i Madh, bashkia Fier;

në fshatin Lam i Madh, Bashkia Mat, ku ditën e djeshme për izolimin dhe shuarjen e zjarrit janë angazhuar forcat e pushtetit vendor, të mbështetur nga 30 forca të armatosura.

Gjithashtu në krahun e bashkisë Mirditë janë angazhuar shërbimi zjarrfikës dhe punonjësit e njësisë administrative Selitë; dhe zjarri në vendin e quajtur “Liqeni i Zi German” bashkia Mat, ku janë angazhuar për shuarjen e tij forcat në nivel vendor, të mbështetur nga 20 Forca të Armatosura;

Janë shuar edhe vatrat në njësinë administrativë Postribë, të bashkisë Shkodër, për të cilën ditën e djeshme janë angazhuar forcat e pushtetit vendor të mbështetur nga 60 Forca të Armatosura; në fshatin Plashnik i Madh, bashkia Poliçan, është shuar ditën e djeshme nga forcat e pushtetit vendor, të mbështetur nga 40 Forca të Armatosura.

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 709 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 36 mjete zjarrfikëse.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë së shtetit çdo rast të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme si dhe të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.

Kujtojmë se zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit. Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër“, sipas Ministrisë së Mbrojtjes./tch.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Meksika tronditet nga një tërmet i fuqishëm

Meksika tronditet nga një tërmet i fuqishëm

Pesë vjet nga aksidenti tragjik në Kroaci, vendoset pllakë përkujtimore për viktimat nga Kosova

Pesë vjet nga aksidenti tragjik në Kroaci, vendoset pllakë përkujtimore për viktimat nga Kosova

Përvëlohet Shqipëria, temperaturat arrijnë deri në 42 gradë Celsius

Përvëlohet Shqipëria, temperaturat arrijnë deri në 42 gradë Celsius

Përparim Rama: Rruga “Afrim Zhitia” po kryhet

Përparim Rama: Rruga “Afrim Zhitia” po kryhet

Mohamed Salah pranë Beshiktashit

Mohamed Salah pranë Beshiktashit

​Sali Berisha kërkon që Shqipëria ta shpall “non grata” ministren serbe Paunoviq

​Sali Berisha kërkon që Shqipëria ta shpall “non grata” ministren serbe Paunoviq

​Glauk Konjufca i ka tre kërkesa për BE-në pas deklaratës skandaloze të ministres serbe, Snezhana Paunoviq

​Glauk Konjufca i ka tre kërkesa për BE-në pas deklaratës skandaloze të ministres serbe, Snezhana Paunoviq

Serwer: Po ta kishte Vuçiq vetëm një qelizë në trup që s’pajtohet me Paunoviqin do ta shkarkonte

Serwer: Po ta kishte Vuçiq vetëm një qelizë në trup që s’pajtohet me Paunoviqin do ta shkarkonte

Latif Mustafa: Ata që kërkojnë nga Abdixhiku që të largohet, duhet të tregojnë se pse e duan një gjë të tillë

Latif Mustafa: Ata që kërkojnë nga Abdixhiku që të largohet, duhet të tregojnë se pse e duan një gjë të tillë

Tahiri-Beqa: Zgjedhjet e brendshme në LDK, nuk do të sjellin asnjë risi, emrat që po qarkullojnë nuk japin shpresë

Tahiri-Beqa: Zgjedhjet e brendshme në LDK, nuk do të sjellin asnjë risi, emrat që po qarkullojnë nuk japin shpresë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën