TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

25 vite burgim për burrin që vrau mësuesen në Prishtinë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
25 vite burgim për burrin që vrau mësuesen në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për dënim me burgim prej 25 viteve Izet Godenin, të akuzuarin për vrasjen e mësueses Sadije Godeni, vitin e kaluar, raporton teve1.info

Lajmin për teve1 e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi, e cila tha se sipas rregullave të gjykatës, të akuzuarit iu ka vazhduar edhe masa e paraburgimit.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit I.G për veprën penale Vrasje e rëndë, nga neni 173 paragrafi 1 pikat 1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me datë 30.05.2023 gjykata ka mbajtur shqyrtimin fillestar në këtë çështje penale, në të cilin i akuzuari I.G ka pranuar fajësinë, ndërsa me datë 31.05.2023 gjykata ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër akuzuarit I.G. i cili është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 25 (njëzet e pesë) vite, të akuzuarit i është vazhduar masa e paraburgimit”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

I akuzuari I.G me datë 25.11.2022 rreth orës 04:00, në shtëpinë e tij në Prishtinë, në mënyrë mizore dhe dinake, kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G, në atë mënyrë që derisa e ndjera kishte qenë duke fjetur, i akuzuari e kishte goditur me sëpatë disa herë në pjesën e majtë të kokës dhe si pasojë e këtyre goditjeve, e ndjera S.G kishte ndërruar jetë. Kjo gjendje faktike është vërtetuar pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari dhe provat materiale që gjenden në shkresat e lëndës, thuhet në aktakuzë.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kulla kritikon deklaratat e Vuçiqit për Kosovën: Është rikthim te gjuha e viteve ’90

Kulla kritikon deklaratat e Vuçiqit për Kosovën: Është rikthim te gjuha e viteve ’90

​Gjykata dënon një person për gjuhë të urrejtjes dhe mosdurim të grupeve fetare

​Gjykata dënon një person për gjuhë të urrejtjes dhe mosdurim të grupeve fetare

Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

Abdixhiku përballë kërkesës për shkarkim: Do të hyj në Kuvend me bindje, qetësi dhe besim

Abdixhiku takon ministrin francez Haddad, kërkon funksionalizim të shpejtë të institucioneve të Kosovës

“Matrix”- 27.06.2026

Te Dheu i Bardhë, pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë

Te Dheu i Bardhë, pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë

Gjykata rihap shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte: Dëshmitarja nuk dha dëshmi në Institutin për Krime Lufte

Gjykata rihap shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte: Dëshmitarja nuk dha dëshmi në Institutin për Krime Lufte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën