TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pagesa e energjisë në katër komunat veriore

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Pagesa e energjisë në katër komunat veriore

Këtë javë, kompania serbe Elektrosever do të dalë në terren nën asistimin e Policisë së Kosovës, për të kryer regjistrimin e popullësisë serbe në Mitrovicë të veriut. Kryesuesi i kuvendit komunal, Nexhat Ugljanin ka thënë se pas kësaj, do të fillojë edhe regjistrimi i njehësorëve për të filluar në mars pagesa e energjisë elektrike në katër komunat veriore.

Qytetarët e komunitet serb, së shpejti do të faturohen për energjinë e shpenzuar.

Tëvë1 merr vesh se këtë javë, kompania serbe, Elektrosever e licencuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, e cila ka arritur marrëveshje me Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës, do të dalin në terren për ta bërë regjistrimin e popullsisë.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Ugljanin, ka thënë se në disa pjesë të Mitrovicës së veriut, do të fillon këtë javë regjistrimi i popullësisë, pastaj edhe regjistrimi i njëhsorëve.

“ Ne jemi dakord që të fillon pagesa e rrymës, ata kanë dalë korrekt, unë kam kërkuar çfarë kontrate është dhe çfarë regjistrimi është kompania ata kanë tregu që është sipas Kushtetutës së Republikës edhe sipas marrëveshjes së Brukselit, ata do të dalin në terren. Do ti kryejnë obligimet, regjistrimin e popullatës paraprakisht, pastaj edhe njehsorit në lagjet jo shumicë”, tha kryesuesi i kuvendit Komunal në Mitroivcë të veriut, Nexhat Ugljanin.

E që fillimi i pagesës së energjisë elektrike në katër komunat veriore të fillon pa incidente, këtë javë Elektrosever do të asistohet edhe nga Policia e Kosovës.

“Ata e kanë mbajtur një takim me Policinë, në pjesën veriore për asistim për me dalë në terren, sidomos në lagjën ku janë jo shumicë, Lagjia e Boshnjakëve, Kroi i Vitakut, Kodra e Minatorëve, Suhodolli dhe Tre Rrokaqiejt”, u shpreh Ugljanin.

Në një përgjigje për TËVË1, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se nëse i kërkohet Policisë asistim, ky institucion do të vepron komfort ligjeve të Republikës.

Udhëheqësit e kompanisë Elektrosever, janë takuar edhe me kryetarin e Zubin Potoku, Izmir Zeqiri. Ai përmes telefonit i ka thënë televizionit se është njoftuar nga kompania për veprimet që do të ndërmerren për pagesën në komunën e banuar kryesisht me serb.

Që nga paslufta, banorët në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin-Potok e Leposaviq nuk kanë paguar për energjinë elektrike që e kanë shpenzuar. Përgjegjëse për sigurimin e energjisë elektrike të banorëve të veriut ka qenë Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT. Pas licencimit të “Elektroseverit” nga ZRRE-ja, kjo kompani ka për detyrë furnizimin, faturimin dhe mbledhjen e borxhit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për “vrasje të rëndë” në Prishtinë

Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon presidentin

Kurti konfirmon kontaktet me LDK-në për presidentin: Jemi në komunikim

27 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

27 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

Kurti: Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë është vlerë historike dhe pasuri shoqërore

Kurti: Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë është vlerë historike dhe pasuri shoqërore

Detaje nga vdekja 19-vjeçares shqiptares në Greqi, si u braktis nga miqtë në hyrjen e hotelit

Detaje nga vdekja 19-vjeçares shqiptares në Greqi, si u braktis nga miqtë në hyrjen e hotelit

“Mesditë”- 16.04.2026

“Mesditë”- 16.04.2026

Greva e Lufthansa shkakton anulimin e qindra fluturimeve në mbarë Gjermaninë

Greva e Lufthansa shkakton anulimin e qindra fluturimeve në mbarë Gjermaninë

Sulmet ajrore izraelite në Liban vrasin 11 persona, përfshirë fëmijë

Sulmet ajrore izraelite në Liban vrasin 11 persona, përfshirë fëmijë

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një i dyshuar për “vrasje të rëndë” në Prishtinë

Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon presidentin

Kurti konfirmon kontaktet me LDK-në për presidentin: Jemi në komunikim

27 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

27 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën