TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Diskutohen rezultatet e pikëkalimit të përbashkët kufitar Kosovë-Shqipëri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Diskutohen rezultatet e pikëkalimit të përbashkët kufitar Kosovë-Shqipëri

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Mbikëqyrje Policore në kuadër të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Florian Sulejmani, raporton teve1.info

Sipas një komunikate të IPK-së, gjatë këtij takimi u nënshkrua Raporti nga inspektimi i përbashkët, i cili është realizuar nga strukturat inspektuese të të dyja agjencive, në fushën “Vlerësimi i zbatimit të Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ngritjen e Pikave të Përbashkëta të Kalimit Kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”.

“Inspektimi i përbashkët është realizuar duke u bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë “mbi forcimin e bashkëpunimit të Kontrollit të Brendshëm (të datës 23.03.2015). Inspektimi i realizuar në tre Pika të Përbashkëta të Kalimit Kufitar, të menaxhuara nga Policia e Kosovës dhe Policia e Shtetit, pasqyron nevojën e zbatimit më me korrektësi të Marrëveshjes së datës 29.12.2018 sa i përket respektimit të kritereve të parimit “një ndalesë një kontroll”, pajisjen e PPKK-ve me logjistikën e nevojshme orientuese/informuese për udhëtarët, përmirësimin e infrastrukturës së kabinave të kontrollit, studimit të dinamikës së punës, plotësimit të strukturës organike, kalimit në kohë reale të të dhënave nga sistemet informative të të dyja policive, rritjen e aktivitetit parandalues të krimit ndërkufitar, rritjen e bashkëpunimit nëpërmjet kryerjes së analizave të përbashkëta të riskut dhe organizimin e operacioneve të përbashkëta”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit të IPK-së, përfaqësuesit e të dyja strukturave të mbikëqyrjes policore u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e mbikëqyrjes policore, drejt zhvillimit të kapaciteteve profesionale të komponentëve operative dhe përfitimit nga shkëmbimi i praktikave të avancuara të të dyja agjencive (IPK/AMP).

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmohet seksualisht një grua në Obiliq

Ngacmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet i dyshuari

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Arbëri dhe Ulpianë

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit në Arbëri dhe Ulpianë

GLPS kërkon konstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues

GLPS kërkon konstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues

Lidhjet e lëvizjes ruse të ekstremit të djathtë me Ballkanin

Lidhjet e lëvizjes ruse të ekstremit të djathtë me Ballkanin

Nis seminari i FIFA-s për gjyqtarët e futbollit të Kosovës

Nis seminari i FIFA-s për gjyqtarët e futbollit të Kosovës

“Kosova është Serbi” – provokimet e tifozëve të Spartakut pas transferimit të Mirlind Dakut

“Kosova është Serbi” – provokimet e tifozëve të Spartakut pas transferimit të Mirlind Dakut

“Mesditë”- 07.08.2026

“Mesditë”- 07.08.2026

30 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 8 vijojnë aktive

30 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 8 vijojnë aktive

Sulmohet seksualisht një grua në Obiliq

Ngacmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet i dyshuari

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Tajlandë, shtatë të vdekur

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Tajlandë, shtatë të vdekur

Dhjetë vjet nga triumfi i Majlinda Kelmendit në Olimpiadën “Rio 2016”

Dhjetë vjet nga triumfi i Majlinda Kelmendit në Olimpiadën “Rio 2016”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën