Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municione në rajonin e Prishtinës në tri lokacione të ndryshme.
Policia ka bërë të ditur se në kuadër të punës parandaluese janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative që kanë rezultuar në gjetjen e armeve dhe municioneve dhe identifikimi e poseduesve, raporton teve1.info
“Policia e rajonit të Prishtinës me qëllim të garantimit dhe ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe parandalimit të akteve kriminale, ka organizuar punën e saj në të gjitha nivelet e stacioneve dhe njësive për krijimin e rrethanave të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit. Në kuadër të punës parandaluese janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat në veçanti kanë rezultuar me gjetjen e armëve dhe municioneve si dhe identifikimin e poseduesve të tyre”, thuhet në njoftim.
Policia ka njoftuar se ka sekuestruar:
- Një revole të tipit TT, e kalibrit 7.62 mm,
- Një revole të tipit BERETTA, e kalibrit 9 mm,
- Një revole të tipit Ecol aras, (armë me gaz) e kalibrit 9 mm,
- Një revole të tipit Ecol voltran tuna, (armë me gaz) e kalibrit 6 mm,
- Tridhjetetre copë fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm,
- Një thikë, si dhe
- Një jelek antiplumb.
Ndërsa, të dyshuarit janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit, policia ka iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” dhe të njëjtit i ka proceduar më tej.